Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestat në vendet arabe, po lëndojnë shumë njerëz
English

Protestat në vendet arabe, po lëndojnë shumë njerëz

Bahrein, 19 shkurt, NOA – Dhuna mes protestuesve dhe ekipeve qeveritare që përpiqen t’i neutralizojnë ata, duket se po shënon rezultate aspak pozitive në rajonin arabo-afrikan të përfshirë nga protestat këtë fillim-viti.

Kështu, bëhet me dije se të paktën 50 persona kanë mbetur të lënduar dje në Bahrein si pasojë e dhunës e cila degjeneroi në funeralin e katër personave që humbën jetën ditën e enjte.

Ndërkaq, shumë të plagosur numërohen të jenë edhe në Jemen, vendin më të varfër të rajonit, ku të paktën 1 në 2 persona është i pajisur me armë dhe kaosi i krijuar pas protestave është shumë i madh.

Të mos harrojmë se në protestat e Egjiptit, të cilat zgjatën prej 18 ditësh, mbetën të vrarë mëse 365 persona.

n.e/NOA

KOMENTE