Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT seminar mjekëve, mbi të drejtat e pacientit kundër korrupsionit
English

QSUT seminar mjekëve, mbi të drejtat e pacientit kundër korrupsionit

Tiranë, 19 shkurt 2011, NOA- Qendra Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” në bashkëpunim me shoqërinë civile, pikërisht “Albanian Life Quality Union” ka nisur seminarin me temë “Edukimi i Stafit dhe pacientëve, mjet për të fituar luftën kundër korrupsionit”.

Ky seminar ka për qëllim të sensibilizojë të gjithë qytetarët por edhe mjekët se cilat janë detyrat dhe përfitimet që kanë.

Në këtë takim ka marrë pjese Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku, Drejtori i Politikave në MSH, Pëllumb Pipero si dhe Presidenti i Unionit ALQU, Edmond Stojku.

Në seminarin e parë një vëmendje e rëndësishme i është kushtuar ligjit të ri të sigurimeve por edhe sistemit të referimit, dy faktorë këta që do të ndikojnë në rritjen e personave të siguruar në Shqipëri.

Sipas Drejtorit të Politikave në MSH me ligjin e ri pretendohet që numri i personave të siguruar të shkojë në 65 % të popullsisë, ndërkohë që vetëm sistemi i referimit solli një rritje me 186 mijë persona.

Sipas Piperos kjo do të bëjë që shërbimi shëndetësor publik nuk mund të përfitohet falas, por ai duhet paguar.

“S’ka shërbim shëndetësor pa pagur për të ndryshuar ketë mentalitet ne kemi ligjin e ri të sigurimeve të detyruar, kush nuk ka mundësi duhet ta deklarojë dhe ta dokumentojë në mënyrë që të përfitojë dhe të marrë shërbim”, ka theksuar Pipero.

“Kërkoj që pacientët të denoncojnë çdo rast të sjelljes së personelit mjekësor, po ashtu edhe për personelin mjekësor do merren masat për tu siguruar kushtet e duhura dhe mbrojtja nga çdo rrezik”, është shprehur Ivziku.

Ky i fundit ka kërkuar që pacientët të sensibilizohen dhe të respektojnë rregullat në spital në mënyrë që shërbimi ndaj tyre të jetë cilësor.

Ndërkohë nga ana e shoqërisë civile është pohuar se me anë të seminareve do të sensibilizohen të gjitha bluzat e bardha në mënyrë që ata të kenë një etikë sjellje me pacientët.

“Sot kemi 1700 mjekë të familjes dhe vetëm 112 prej tyre kanë kryer specializimin, kjo do të thotë se komunikimi i tyre me pacientët le për të dëshiruar” ka pohuar Edmond Stojku, përfaqësues i “Albanian Life Quality Union”.

Sipas tij të fundit këto seminare do të shtrihen edhe në 12 spitalet rajonale.

a.y/NOA

KOMENTE