Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët përdhunojnë 13-vjeçaren dhe e shesin te një grek
English

Shqiptarët përdhunojnë 13-vjeçaren dhe e shesin te një grek

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Athinë, 19 Shkurt 2011 NOA – Është sa e frikshme aq dhe e neveritshme, ajo që kanë bërë dy shqiptarë dhe një grek, në dëm të një vajze të mitur greke. Disa e kanë përdhunuar në grup dhe më tej e kanë shitur te një tjetër i cili “e punoi” rrugëve të Athinës duke e detyruar të bëjë seks me pagesë me klientë të përzgjedhur që preferojnë mosha të vogla.

Zbulimi i ngjarjes rrënqethëse ka bërë bujë në kryeqytetin grek, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime zyrtare nga Policia e Athinës, thanë sot se protagonistë sipas hetimit nga Zyra e krimit kundër Fëmijëve dhe Krimeve Seksuale, janë dy djem shqiptarë, 28 dhe 26 vjeç, prej kohësh emigrantë në Greqi. Ata akuzohen se kanë përdhunuar në bashkëpunim, një vajzë 13 vjeçare greke.

Më pas e kanë shitur të miturën për 1600 euro te një trafikant grek. Abuzuesi grek më tej e ka nxjerrë në klube nate seksi, si dhe në dy shtëpi publike, duke e përdorur si prostitutë vajzën 13 vjeçare greke.

E vogla është detyruar të bëjë seks me pagesë për katër net rresht, duke u dhënë fizikisht tek plot 80 klientë të zgjedhur greke të cilët preferojnë mosha të vogla.

Vuajtje e të miturës mori fund, kur policia e gjeti në një bordello.

***

Korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare policore, raporton se historia tronditëse filloi vitin e kaluar. 13 vjeçarja, fëmijë me prindër të divorcuar, ka jetuar herë me nënën e saj dhe herë me gjyshin e saj. Gjatë verës, ajo u takua me një 28 vjeçar shqiptar i cili në atë kohë ishte liruar me kusht.

Fillimisht i riu, pas të cilit 13 vjeçarja u afeksionua, i kërkonte para xhepi dhe ajo gjente e ia jepte.

Më tej, oreksi i të riut shqiptar u zgjerua. Ai nisi ta dhunojë duke e rrahur rregullisht dhe përdhunuar njëkohësisht.

Pak kohë më vonë, e detyroi të voglën që të përdhunohet edhe nga një shok i tij, 26 vjeçar, gjithashtu emigrant shqiptar.

Pasi që të dy kishin mbaruar “punë”, u lidhën me një trafikant grek, i njohur në botën e seksit në Athinë, sidomos në zonën e bordellove dhe klubeve të natës.

Ky, u pagoi dy shqiptarëve, 1600 euro duke u blerë vajzën 13 vjeçare greke.

Menjëherë më pas, duke e detyruar me dhunë, e ka nxjerrë vajzën për shitje trupi, duke e përdorur për plot 80 klientë, në dy shtëpi publike në periferi të Athinës si dhe në dy klube seksi aty pranë.

Gjetja e 13 vjeçares erdhi pas kërkimeve që nisën bazuar në denoncimin e nënës së të voglës për zhdukjen e saj. Tashmë e vogla ndodhet në një qendër për rehabilitimin e viktimave të torturës dhe abuzimit seksual.

Nga hetimet, policia thotë se ka arritur të arrestojë dy të rinjtë shqiptarë, akuzuar për përdhunim në bashkëpunim të së miturës dhe trafikim të qenieve njerëzore me qëllim përfitimi. Për këtë akuzë të fundit, përballet me drejtësinë edhe trafikanti grek.

Sakaq, edhe katër femra janë arrestuar pasi dyshohen për moskallëzim krimi, në pozicionin e tyre si “menaxhere” në klubet e seksit dhe bordellot.

n.s/e.t/NOA

KOMENTE