English

Bimët që kurojnë ulçerën, gurin në tëmth, reumatizmin dhe protastën

Tiranë, 26 shkurt 2011, NOA- Çdo kush mund ti shpërfillë, të mos i pëlqejë, madje mund ti konsumojë pa ju ditur efektet.

Janë bimë të konsumit të përditshëm si qepa, spinaqi apo hudhra ato që mund të na shërojnë.

Më poshtë po paraqesim disa nga bimët që kurojnë ulçerën, gurin në tëmth, reumatizmin dhe prostatën.

ULÇERA- Mjalti

Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulçera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Në një studim të bërë në Zelandën e Re u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit.

GURËT NË TËMTH-Rigoni Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

REUMATIZMA- Spinaqi Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e sinapit pasi bluhen përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet.

PROSTATA-Hudhra dhe qepa

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Po ashtu edhe Seleni kryen një funksion dizinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës.

a.y/NOA

KOMENTE