English

Del Piero: E dua Juventusin deri në fund të karrierës sime

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Futbollisti bardhezi i Juventusit Alessandro Del Piero, deklaron se fundin e karrierës e dëshiron te kjo skuadër.

“Motivimi i karrierës time ka qenë futbolli italian, Juventusi dhe tifozët. Të hollat tani nuk më interesojnë, sepse kam fituar tashmë shumë në jetën time. Unë mund të fitoj shumë më shumë nëse pranoj ofertat e disa ekipeve të cilat nuk i dua. Unë i kam thënë presidentit se dua të nënshkruaj kontratën e re e cila nuk është mjaft e mirë financiarisht, por me dëshirë për të fituar tituj. Unë dua të nënvizoj se e dua këtë klub dhe tifozët e tij. Unë dua të nënshkruaj kontratën e fundit të karrierës time me Juventusin”, u shpreh Del Piero.

a.y/NOA

KOMENTE