English

Gandi, filozofia dhe feja

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Jeta e politikanit dhe ideologut indian Gandi (Mohandas Karamchand Gandhi) vjen në shqip me anë të një libri të shkuar nga Ilir Harshova. Pas pjesë së parë të librit tashmë lexuesit shqiptarë kanë mundësi të ketë në dorë edhe pjesën e dytë të librit, "Gandi - Filozofia dhe feja, gandizmi". Pjesë e parë e librit i kushtohej jetës së figurës së njohur të liderit indian.

Libri vjen si një rrjedhë natyrore e Gandit, ku pas jetës dhe formimit të tij jepet edhe filozifia që ai përfaqëson.

“Pasi u njohëm me jetën dhe veprimtarinë e Gandit, (në vëllimin e parë), pasi e njohëm në përgjithësi Gandin, të shohim atë anë të personalitetit të tij që ka lidhje me mendimin e tij, me botëkuptimin e tij, me filozofinë dhe fenë e tij, me atë që përgjithësisht quhet gandizëm”, thotë autori në parathënien e librit.

Libri vjen me një gjuhë të thjeshtë duke u përpjekur të hedh dretri mbi atë ideoligji politike, por edhe mënyrë jetesë që quhet Gandizën.

“Cilido që e di dhe e pranon filozofinë si mendimin më të çoroditur e më të pështjelluar, të shprehur në mënyrën më të pakuptueshme të mundshme, me fjalë e fraza të mëdha, me lojëra sofiste fjalësh, me arsyetime absurde e abstrakte silogjike, për çështje që nuk preokupojnë asnjë, në këtë pjesë të librit për Gandin, ku jepet botëkuptimi i tij, nuk do të gjejë atë që mendon. Përkundrazi, mendimin e Gandit, apo filozofinë e tij, do ta gjejë të shprehur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe të drejtuar nga problemet më jetike të njeriut dhe të shoqërisë”, shprehet autori në lidhje me pasqyrimin e filozofisë së Gandit në libër.

Libri është dhe një model jetësor. “Cilido që për nga natyra ka një predispozitë butësie, që vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, do ta përqafojë menjëherë këtë pjesë të librit për Gandin. Cilido që për nga natyra ka një predispozitë egërsie, që nuk vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, ndofta do ta modifikojë pak temperamentin dhe karakterin e tij, pasi të ketë lexuar këtë pjesë të librit për Gandin”, shprehet Hashorva.

Skeda e librit

Autori: Ilir Hashorva

Titulli: Gandi - Filozofia dhe feja, gandizmi; Pjesa II

Faqe: 256

Formati: 16.5x23 cm

ISBN 978-99943-1-667-0

Çmimi: 1200 lekë

a.k/NOA

KOMENTE