English

Gati 40 milionë për Juventusin e së ardhmes

Torino, 26 Shkurt NOA - Juventusi i së ardhmes do të ndërtohet me një pasuri prej 40 milionë eurosh, kjo të paktën bazuar në atë çka ka deklaruar “Corriere dello Sport”. Rreth 20 milionë euro do të arrihen falë shitjeve të Amaurit, Giovincos dhe Palladinos, ndërsa pjesa tjetër do të vihet në dispozicion nga padronët e klubit. Me sa është bërë e ditur qëllimi kryesor është ëpr të sjellë në Torino një ndërmjet Pastroes ose Sanchez, kjo shtuar dhe një mbrojtës krahu. Këto janë dy objektivet kryesore të skuadrës dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijnë dhe lojtarë të tjerë në skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE