English

Jolie porosit varëse me mesazh dashurie për Brad Pitt

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Aktorja e shpallur si një ndër femrat më të bukura të Hollivudit, Angelina Jolie i ka dhuruar një varëse babait të fëmijëve të saj Brad Pitt.

Nuk është kjo gjëja e veçantë, por përmbajtja e saj, pasi në të shkruhej një mesazh dashurie, në përmasa mikroskopike.

“Unë nuk mund t’iu them se çfarë lexon aty, ndërsa do t’iu duhej një mikroskop për ta lexuar. Kjo teknologji është e re. Mesazhi i fshehtë është shkruar me lazer”, deklaroi Robert për Procop për Daily Mail.

Procop është argjendari londinez, të cilit aktorja i ka kërkuar që të përgatisë këtë varëse, bazuar në amuletët egjiptianë.

a.y/NOA

KOMENTE