English

Megan Fox, protagoniste e fushatës së Armanit

SHBA, 26 Shkurt NOA - Imazhet e para promocionale të shpërndara disa javë më parë, kishin lënë të kuptohej, se Megan Fox do të habiste të gjithë fansat e saj. Dhe çdo gjë shkoi sipas parashikimeve. Aktorja amerikane, protagoniste e fushatës “Emporio Armani” dhe “Armani Jeans”, është prezantuar tepër tërheqëse në spotin e ri, me një sensualitet tepër të madh në të njëjtën kohë, të sofistikuar dhe intrigant.

Gjatë këtij prezantimi, protagonistja e “Tranformers”, paraqitet si me të brendshme ashtu dhe me xhinse.

r.b/NOA

KOMENTE