Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partitë shqiptare në Maqedoni, pa koalicione parazgjedhore
English

Partitë shqiptare në Maqedoni, pa koalicione parazgjedhore

Shkup, 26 shkurt, NOA - Partitë shqiptare në Maqedoni pritet të hyjnë në zgjedhjet e parakohshme pa koalicione ndërpartiake, për dallim nga blloku politik maqedonas.

BDI deri tani po përgatitet që ti futet garës zgjedhore si parti e vetme dhe me program të vetëm.

Përfaqësues të këtij subjekti bëjnë të ditur se nuk ka asnjë ofertë për koalicione me partitë e tjera, duke pasur parasysh rrethanat e përçarjeve të theksuara midis subjekteve politike shqiptare.

PDSH një muaj më parë promovoi frontin opozitar shqiptar, mirëpo deri tani asnjë parti nuk i është bashkëngjitur, përveç një subjekti të ri Lidhja Shqiptare, që vazhdon të jetë e paregjistruar në regjistrin zyrtar.

Demokracia e Re vazhdon të bëjë përgatitjet e vetme për t`iu futur garës zgjedhore, ndërsa kjo parti në disa raste është lakuar për koalicione me BDI-në, pasi që bashkimi me PDSH-në është përjashtues.

Zyrtarë të kësaj partie shprehen të hapur për koalicione parazgjedhore me qëllim të mospërçarjes së votave shqiptare.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili pritet të shpallë subjektin e ri politik përjashton koalicione parazgjedhore, por është i gatshëm për koalicione pas zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojmë si parti e vetme, ndërsa sa i përket koalicionit, mendoj se pas rezultatit zgjedhor do të mund të bisedohet për një koalicion më të gjerë të bllokut politik shqiptarë, i cili në bisedimet për formimin e qeverisë së re do të kishte pozitë më të fortë”, ka theksuar Rufi Osmani.

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) ftoi partitë që të dalin në zgjedhje me një program të përbashkët për avancimin e çështjes së shqiptarëve dhe zhbllokimin e proceseve euro-integruese.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) dje publikoi konstituimin e një Këshilli kombëtar, për formimin e një qeverie “shqiptare”, e cila do të bëhej pjesë e bashkëqeverisjes në Maqedoni, pas zgjedhjeve të parakohshme.

Analistët politikë në vend parashikojnë ndarje të theksuar të votës së elektoratit shqiptar dhe përjashtimin e fitores së shumicës së deputetëve nga një subjekt politik shqiptar.

NOA-INA

KOMENTE