English

PD: Rama kërkon të laj duart me lot krokodili, për viktimat e puçit të vet

Tiranë, 26 shkurt 2011, NOA- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj ka akuzuar sërish kryetarin e Partisë Socialiste për demonstratën e 21 janarit.

Gjatë fjalës së saj Mustafaraj tha se, “Sot Edvin Rama që më 20 janar do të lajmëronte shqiptarët për të vdekurit e viktimat e 21 janarit, në rast se nuk do t`i dorëzohej pushteti, duke faktuar veten si nip i denjë i dajës së tij, anëtarit të Byrosë së atëhershme politike, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Kolekës, kriminelit që do të deklaronte më 11 dhjetor të vitit 1990, se pushtetin e morëm me gjak dhe do ta mbajmë me gjak dhe bir i denjë i babait të vet Kristaq Rama, xhelatit të Havzi Nezës dhe disidentëve të tjerë shqiptarë, përpiqet të lajë duart si Pilati me krimin e tij të shëmtuar të përdorimit të njerëzve si mish për top për karrigen e tij”.

Sipas saj, Rama i cili drejtoi grushtin e shtetit dhe që rrethoi me bashibozukë e mercenarë Këshillin e Ministrave, për të marrë me dhunë karrigen e Kryeministrit, vazhdon të derdhë lot krokodili për viktimat e puçit që bëri për kolltukun e tij.

Më tej ajo shtoi se, “Edvin Kristaq Rama që akuzoi babain e tij, pasardhësi i Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve të Shqipërisë që përmbysëm 20 vite më parë, njeriu që ka nxjerrë të zhveshur në plazhet publike, ka rrahur shtazërisht në publik gruan tjetër të radhës, ka rrahur dhe nxjerrë nga shtëpia nënë dhe gruan e radhës, ka guximin t`u drejtohet sot nënave e motrave shqiptare, ndërsa mban ende të flakur në fytyrë shaminë e lotëve të zisë që nëna e motra shqiptare ja përplasën si një vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të 21 janarit”.

a.y/NOA

KOMENTE