English

PS: Nuk e lexojmë letrën e LSI, dorëzoni bllokun

Tiranë, 26 shkurt, NOA – Pas letrës së dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI0-së, Luan Rama, për nisjen e reformës zgjedhore, ka ardhur dhe përgjigja publike e Partisë Socialiste.

Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa tha për letrën e dërguar në adresë kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, se nuk është nevoja as ta lexojnë.

“Letrën e patericës së koalicionit të turpit nuk është nevoja as ta lexojmë për të kthyer përgjigje. Përgjigja jonë është: Dorëzoni bllokun dhe largohuni bashkë me Saliun. Videokusaria juaj nuk është një çudi që zgjat tre ditë, po një turp që shqiptarët s’mund dhe s’do tjua falin pas turpit të shitjes së votave të tyre, tek Saliu”, tha Ajtyresa.

Përfaqësuesja e PS-së ka theksuar kërkesën për zgjedhje të lira, duke theksuar se LSI-ja nuk ekziston më.

“Zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme do të zyrtarizojnë fundin e aventurës politike të quajtur ndjesë pas LSI. Për shqiptarët që ju shohin nuk ka më LSI, po vetëm videokusari. Letra e ndjesë pas LSI është thjesht përpëlitja e videokusarisë dhe kjo ishte përgjigja jonë”, tha sot Ajtyresa.

a.k/NOA

KOMENTE