Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA i vë sanksione Libisë, mbyll ambasadën në Tripoli
English

SHBA i vë sanksione Libisë, mbyll ambasadën në Tripoli

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për t’i vënë sanksione të njëanshme Libisë, duke thënë se vazhdimi i dhunës dhe trazirat në vend “përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm” për sigurimin kombëtar dhe politikën e jashtme të Amerikës.

Sanksionet parashikojnë ngrirjen e të gjitha pasurive të udhëheqësit libian, Moamer Gadafi, të tri djemve, një vajze dhe anëtarëve të administratës së tij. Presidenti Obama tha se sanksionet kanë si synim qeverinë e Gadafit, ndërkohë që mbajnë pasuritë e popullit libian.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për të dënuar shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria libiane kundër popullit të vet.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre në Libi dhe po vënë në zbatim sanksionet për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ndaluar dhunën kundër protestuesve anti-qeveritarë.

VOA/ NOA

KOMENTE