English

Si e sheh botën Gedafi, “Libri jeshil” i kolonelit

Nga Alba Kepi

Tiranë, 26 shkurt, NOA - 35 vjet më parë opinioni ndërkombëtar njihet me principet politike e filozofike të liderit libian mbi të cilin bazoi ndërtimin e sistemit të tij qeverisës. I njohur historikisht si “teoria e tretë universale” ky libër është për Ghedafin alternativa e domosdoshme ndaj komunizmit totalitar e kapitalizmit shfrytëzues.

Duke vënë në dyshim demokracinë e çdo sistemi qeverisës, instrumentet e tyre drejtuese, koloneli libian himnizon demokracinë direkte e të organizuar në kongrese e komitete popullore.

“Libri Jeshil” shpesh krahasohet me “Librin e Kuq” të Mao Zedong e Ghedaf akuzohet për shfrytëzim të konceptit “komitet popullor” si alibi e politikës së tij represive e autokratike. “Teoria e tretë universale” është kundër sistemeve ekzistuese qeverisëse si jo demokratike e që limitojnë popullin veç në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në qeveri e kërkon pjesëmarrjen e popullit në procesin politik me anë të organizmit të kongreseve e komiteteve popullore.

I ndarë në tre pjesë: Politika, autoriteti i popullit. Ekonomia- Socializmi; Baza sociale-Teoria e Tretë Universale , ky libër është baza ideologjike mbi të cilën Muammar Ghedaf mbajti për 42 vjet rresht regjimit e tij autoritar militar. Ngjarjet e orëve të fundit janë kaq paradoksale përballë rreshtave të tillë: “dhuna e ndryshimet e arritura me përdorimin e forcës janë në vetvete një akt jo demokratik, edhe kur kjo vjen si rrjedhë e një situate të mëparshme jo demokratike”, fjalë të shkruar e të përsëritura në këtë libër me maniakërinë e një diktatori. Aktualisht Libia është mbuluar me gjak, por koloneli Ghedafi është i bindur se “Teoria e tretë Universale” është demokracia e vetme e popullit e do ta mbrojë deri në vdekje. Ka harruar një detaj jo pak të rëndësishëm se në çdo rrugë të këtij shteti, ka ditë që “Librat Jeshil”janë kthyer në pirgje fletësh të djegura . Ligji i shoqërisë Problemi i ligjit, problemi paralel me atë të sistemit qeverisës nuk ka gjetur ende zgjidhje në kohët moderne, edhe pse ka pasur rrugëdalje në disa periudha historike.

Është e padrejtë e jo demokratike që një komitet o një parlament të ketë të drejtën të nxjerr ligje për shoqërinë. Është gjithashtu e padrejtë e jodemokratike që një individ, një komitet o një parlament të shfuqizojë ligjin e shoqërisë. Çfarë është atëherë ligji i shoqërisë? Kush e përpunon atë? Çfarë rëndësie ka në raport me demokracinë? Ligji natyror i një shoqërie është ndërtuar nga tradita e besimi fetar. Kushtetuta është një ligj shtetëror i përpunuar nga njeriu. Ajo ka nevojë për një bazë për të gjetur kuptimin e saj. Problemi i lirisë në kohët moderne konsiston në faktin se kushtetutat janë ligje të një shoqërie të bazuara absolutisht në konceptimet e ndryshme të sistemit dikatorial në botë, nga individi deri te partia.

Provë është diferenca nga një kushtetutë në tjetrën edhe pse liria e njeriut është një e vetme. Arsyet e kësaj diference janë rrjedhë e pabarazisë së konceptit se kush e mban pushtetin. Pikërisht kjo ka mbytur lirinë në sistemet politike të botës moderne. Mjeti i përdorur nga kush ka pushtetin për të dominuar popullin prezantohet në kushtetutë, e populli është i detyruar ta respektojë me forcë nga ligjet që derivojnë nga vetë kushtetuta, e cila nuk është gjë tjetër veçse produkt i vullnetit e i koncepteve të qeveritarëve të ndryshëm. Ligji i sistemeve të qeverisë diktatoriale ka zëvendësuar ligjin natyror. Ligji njerëzor ka zëvendësuar ligjin natyror dhe është zhdukur çdo kriter objektiv duke krijuar një çekuilibër. Njeriu është i njëjti kudo. Morfologjia e tij, instinktet e tij janë të njëjtë kudo. E për këtë që ligji natyror është kthyer në një ligj logjik të njeriut. Më pas vijnë kushtetutat: ligje të thjeshta të prodhuara nga njeriu e që nuk konsiderojnë atë të barabartë.

Konceptimi i tyre mbi njeriun është vullneti për të dominuar popullin nga ana e atij që mban pushtetin, qoftë një individ, një parlament, një klasë, një parti. Shohim kështu që përgjithësisht kushtetutat janë subjekt ndryshimi sa herë që ndryshojnë qeveritë. Gjë që shpreh se kushtetuta nuk është një ligj natyror, por prodhim I aparatit qeverisës e që ekziston deri sa t’i shërbejë interesave të tyre. Ky është rreziku që kërcënon lirinë kudo që ligji i shoqërisë mungon e është i zëvendësuar nga ligjet humane dalë nga një instrument i qeverisë për të dominuar masën. Pika thelbësore është se metoda qeverisëse duhet pajtuar me atë ligjin e shoqërisë e jo e kundërta.

Prandaj dhe ligji i shoqërisë nuk mund të jetë objekt redaktimi o kodifikimi. Rëndësia e ligjit është në faktin se është kriteri për të dalluar të vërtetën nga e gënjeshtra, të drejtën nga jo e drejta, si dhe të drejtat e detyrimet e çdo individi. Liria do të kërcënohet gjithmonë derisa nuk do të ketë një ligj të shenjtë I themeluar mbi norma të qëndrueshme e që nuk janë subjekt transformimi o zëvendësimi nga asnjë instrument qeverisës. Përkundrazi instrumenti qeverisë duhet të ndjekë ligjin e shoqërisë. Polet në të gjitha mënyrat janë qeverisur nga ligjet humane të ndjeshëm për t’u përpunuar e transformuar sipas rezultatit të luftës midis grupimeve politike për të arritur në pushtet. Referendumet e popujve mbi kushtetutat, nga ana e tyre, nuk janë të mjaftueshme, pasi dhe ato vetë impostohen ndaj demokracisë duke mos lejuar nje “Po” ose një “Jo”. Popujt janë të detyruar të pranojnë kushtetutën në meritë të ligjeve humane. Referendumi mbi kushtetutën nuk do të thotë se ky është ligji I shoqërisë, por do të thotë se është një kushtetutë, një gjë object I referendumit e asgjë tjetër. Nga ky realitet del se ligji I shoqërisë është një trashëgimi e përjetshme njerëzore. Nuk është pronë vetëm e të gjallëve. Hartimi i një kushtetute e vënia e saj nën referendum nga votuesit është docka farse. Kodet e shkruara nga njeriu e derivatet e kushtetutës janë plot me sanksione materiale, drejtuar kundër njeriut, ndërsa ligji tradicional është pothuajse i privuar. Ligji tradicional parashikon pothuajse ekskluzivisht sanksione morale,të vetme të denja për njeriun. Besimi fetar përmban e thith traditën. Pjesa më e madhe e normave të saj janë mësime, udhëzime e përgjigje pyetjeve.

Ky është ligji më i mirë për të respektuar njeriun. Feja nuk pranon sanksione të përkohshme, veç në raste ekstreme, kur janë të domosdoshme për shoqërinë. Feja përmban traditën që është shprehja e jetës natyrore të popujve. Feja pra është një konfermë e të drejtës natyrore. Ligjet jo fetare e jo tradicionale janë krijime të njeriut kundër njeriut. Prandaj dhe janë të padrejta pasi nuk rrjedhin nga ky burim natyror formuar nga tradita e feja. Kush kontrollon mbarëvënien e shoqërisë? Pyetja është: kur verifikohet një devijim i ligjit kush e kontrollon shoqërinë për ta lajmëruar për këtë devijim? Demokratikisht askush nuk mund ta bëjë e të pretendojë të drejtën e kontrollit në emër të shoqërisë. Gjë që do të thotë se i takon shoqërisë të kontrollojë vetveten. Është diktaturë pretendimi i një pjese, i një individi o një grupi për të qenë përgjegjës të ligjit, pasi demokraci do të thotë përgjegjësia e një shoqërie të tërë, pra e drejta e kontrollit i përket gjithë shoqërisë.

E kjo është demokracia, që ushtrohet me anë të instrumentit të qeverisë demokratike e që është rezultat i organizmit të vetë shoqërisë në kongrese popullore bazë. Autoqeverisja e popullit arrihet me anë të komiteteve popullore të drejtuara nga Kongresi i Përgjithshëm i popullit (Kongresi Kombëtar) me sekretaritë popullore, komitetet popullore. Sipas kësaj teorie populli bëhet instrument qeverisës e kontrollon vetveten. Në këtë mënyrë realizohet autokontrolli i shoqërisë mbi ligjin e saj.

Si mund shoqëria të kontrollojë drejtimin e saj në rast të devijimit të vetë ligjit? Kur një instrument qeverisës është diktatorial, siç është sot rasti i të gjitha sistemeve politike në botë, shoqëria duke konstatuar një devijim ligji, nuk ka mjet tjetër për të shprehur e korrigjuar këtë devijim veç me dhunë, pra revolucion kundër instrumentit qeverisës. Kjo dhunë o revolucion, edhe pse shpreh koshiencën e shoqërisë ndaj këtij devijimi, nuk është e zbatueshme nga të gjitha shoqëritë, por ndërmerret nga vetëm ato që kanë aftësinë, iniciativën e guximin për të afermuar vullnetin e shoqërisë. Megjithatë ky aksion është një kalim në diktaturë, pasi kjo iniciativë revolucionare bën të mundur për nevojshmërinë e vetë revolucionit restaurimin e një instrumenti qeverisës që zëvendëson popullin, gjë që do të thotë se një instrument i tillë ka mbetur akoma diktatorial. Nga ana tjetër dhuna e ndryshimet e arritura me përdorimin e forcës janë në vetvete një akt jo demokratik, edhe pse kjo vjen si rrjedhë e një situate të mëparshme jo demokratike. Një shoqëri që ndodhet në një situatë të tillë është një shoqëri e kthyer mbrapsht.

Kush është zgjidhja atëherë? Zgjidhja është që populli të bëhet instrument i qeverisë, nga kongreset popullore në bazë e deri në Kongresin e Përgjithshëm Popullor, që është një kongres kombëtar ku takohen kongrese e komitete popullore. Kur në këtë sistem verifikohet një devijim i ligjit të shoqërisë, bëhet fjalë për një devijim kolektiv që duhet korrigjuar në mënyrë kolektive, me anë të një verifikimi demokratik e jo me përdorimin e forcës. Korrigjimi i këtij devijimi nuk do jetë më produkti i një zgjedhje të vullnetshme në mënyrën e ndryshimit të tij, por një rezultat i paevitueshëm i vetë natyrës së këtij sistemi qeverisës demokratike. Në këtë rast nuk do të ketë më një pjesë grupi kundër të cilit drejtohet aksioni i dhunshëm e nuk do jetë e mundshme ta quash përgjegjës për këtë devijim.

NOA

KOMENTE