Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Më shumë transparencë nga institucionet qeveritare
English

Arvizu: Më shumë transparencë nga institucionet qeveritare

Ambasadori i SHBA-së dhe Kryeministri Berisha, përurojnë Qendrën e re të Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë

Tiranë, 1 Mars 2011 NOA/ I plotë – Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje për t’i bërë më efikase dhe më transparente institucionet qeveritare. Konstatimin e evidentoi sot, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër A. Arvizu duke thënë se e vlerësonte këtë fakt.

Ndërsa theksoi mbështetjen amerikane për çuarjen përpara të reformave të nisura nga projekti, qeveria, komuniteti i biznesit dhe publiku i gjerë.

Deklarata erdhi pasi Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përuruan Qendrën e re të Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë. E krijuar me ndihmën e popullit amerikan nëpërmjet Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, faza II, qendra ofron shërbime tatimore dhe informacion për të gjitha bizneset që operojnë në Tiranë.

***

Qendra u hap më 1 dhjetor 2010 dhe afërsisht 1,000 tatimpagues në ditë e kanë vizituar atë. Që prej hapjes, qendra u ka shërbyer pothuajse 50,000 klientëve.

Qendra e re krenohet me 19 sportelet e shërbimit të klientëve, sistemin e teknologjisë së informacionit që lidhet me bazën e të dhënave të tatimpaguesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimpaguesve (DPT) dhe zyrave të tjera tatimore, si dhe sistemin e menaxhimit të radhës i ndërtuar sipas teknologjisë së fjalës së fundit.

Projektimi inovativ i qendrës pakëson radhët e gjata për tatimpaguesit, u ofron atyre një nivel më të lartë shërbimi, si dhe mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit në Shqipëri.

Qendra përfshin një zyrë që u shërben bizneseve me qendër në Tiranë dhe një tjetër që u shërben 800 tatimpaguesve të mëdhenj në Shqipëri.

Programi ka ngritur gjithashtu një Linjë Telefonike për Tatimpaguesit në mbështetje të përpjekjeve për mbledhjen e të ardhurave nga administrata tatimore dhe ofrimin e informacionit për tatimpaguesit.

Pas ceremonisë së sotme, Ambasadori Arvizu dhe Kryeministri Berisha vizituan mjediset e brendshme të qendrës dhe u takuan me nëpunës të DPT-së dhe bizneset.

***

Faza e dytë e Programit Prag të KSM-së në Shqipëri (MCCA2) është një marrëveshje dyvjeçare me vlerë prej 15.7 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM) dhe e administruar nga USAID, e cila ka për qëllim të forcojë shtetin ligjor, të zvogëlojë korrupsionin dhe të rrisë mbikëqyrjen nga publiku përmes zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit dhe ndihmës teknike, duke përmirësuar kështu klimën për biznes në Shqipëri.

e.t/NOA

KOMENTE