Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 1 Mars 2011

  • Rrihte dhe mbyllte gruan në bodrum për pasurinë, në gjyq shqiptari Cuneo, Itali, 1 mars 2011, NOA - Një shqiptar është në proces gjyqësor në Itali, pasi akuzohet nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Korrespondenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se ngjarja mes çiftit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të dhunës dhe sjelljes kafshërore të burrit
  • Furtado: Dollarët e Gedafit do ti dhuroj E martë, 1 mars 2011, NOA- Këngëtarja me famë botërore Nelly Furtado ka deklaruar se dollarët e fituara nga Muamar Gedafi do i japë për bamirësi.
  • Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh Viçensa, 1 mars 2011, NOA - Një shqiptar dhe një rumun është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
  • Brichambaut në Elbasan: Demontimi i municioneve sipas standardeve ndërkombëtare Elbasan, 1 Mars 2011- NOA- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Sh. T. Z. Marc Perrin de Brichambaut, i cili prej dy ditësh ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe Uzinës së Lëndëve Plasëse (ULP) Mjekës, Elbasan.
  • Bullock: Divorci më ka bërë njeri të mirë E martë, 1 mars 2011, NOA- Aktorja e njohur Sandra Bullock deklaron se pas divorcit nga i shoqi është më e qetë. Bullock është ndarë së fundmi nga Jessie James, pasi kishte zbuluar se ai e tradhtonte.
  • Ministri Todorov ndërron mendjen për shqipen Strugë, 1 mars 2011, NOA- Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka pranuar që paralelet të gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës të legalizohen konform procedurave ligjore, sa më shpejtë të jetë e mundur.
  • Greqi, rëndohet situata e emigrantëve, pas grevës së urisë përfundojnë nëpër spitale Athinë, 1 mars 2011, NOA- Prej disa kohësh Greqia është përfshirë në një situatë të vështirë, si nga ana ekonomike edhe nga ana e revoltave dhe protestave në popull.
  • Rusia: Serbia dhe Kosova të ulen për bisedime sa më shpejt E martë, 1 mars 2011, NOA- Rusia dhe qeveria e saj, ka bërë thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të fillojë sa më shpejt. “Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve dhe të bisedohet.
  • Kapet në flagrancë duke vjedhur lokalin, prangoset 60 vjeçari Sarandë, 1 mars 2011, NOA- Një 60 vjeçar është arrestuar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga policia e Sarandës. Ymer Haziz Blloku, banues në fshatin Çermë të Lushnjes , është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit H.
  • Alarmi: 29 milion fëmijë të paarsimuar nëpër botë E martë, 1 mars 2011, NOA- Një organizatë nën varësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në bazë të studimeve të kryera deklarojnë se rreth 29 milion fëmijë janë të paarsimuar në botë.
  • Pacolli përfundon në Kushtetuese, LDK dhe AAK ankohen Prishtinë, 1 mars 2011, NOA- Partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesat lidhur me procedurat që u ndoqën për zgjedhjen e Presidentit Behxhet Pacolli.
  • KQZ lë të njëjtat elemente sigurie në fletët e votimit si në zgjedhjet e 2009-ës Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme mori vendim që edhe për zgjedhjet e 8 majit modelet e fletëve të votimit dhe elementet e sigurisë të jenë të njëjta me ato të 28 qershorit 2009.
  • Matura Shtetërore 2011, shpallen koeficientët e lëndëve me zgjedhje Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Shpallen koeficientët e lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2011. Këto koeficientë janë të saktët, zyrtarë dhe u shpallën vetëm sonte në mbrëmje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
  • Vlorë, arrestohet 17 vjeçari, vodhi telat e shtyllave elektrike Vlorë, 1 mars 2011, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga Myslym Ramiz Mborja, 17 vjeç, banues në lagjen lagjen “1 Maji” pasi në datë 25 shkurt në lagjen “1 Maji” në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka vjedhur tela alumini nga shtyllat elektrike të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë
  • CEZ: Gjysma e Tiranës dhe e Shqipërisë tre ditë pa drita, remonte në nënstacione Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Operatori “CEZ Shpërndarje” njofton për qytetarët se për tre ditë rresht kryeqyteti dhe rrethinat e tij do të vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike.
  • Gadafi i refuzon thirrjet për largim Raportohet se forcat luajale ndaj sunduesit në Libi, Muamer Gadafi, janë përpjekur për ta rimarrë kontrollin në qytetin Al-Zavijah, por kanë dështuar.
  • Hilari Klinton: Gadafi ik! Presioni ndërkombëtar për largimin e udhëheqësit libian, Muamar Gadafi, po rritet, derisa Qeveria libiane ndërmori gjatë orëve të fundit operacione të reja për të rikthyer kontrollin në qytetet që janë në duart e forcave anti-qeveritare.
  • Edhe Ylber Hysës po i ngutet Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Para pak ditësh, koordinatori qeveritar i strategjisë së Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it për integrimin e veriut të Kosovës, Ylber Hysa, e vizitoi Beogradin.
  • Komisioni parlamentar, miraton ndryshimet në Kodin Rrugor, rritet siguria në to Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Komisioni për Sigurinë Kombëtare ditën e sotme miratoi projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Propozimet për këto ndryshime sipas anëtarëve të komisionit u bënë për ashpërsimin e masave administrative me gjobë për kundërvajtje administrative, që përbëjnë
  • Pranga 40 vjeçarit Elmir Guri, u largua pasi plagosi një person Shkodër, 1 mars 2011, NOA- Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ra në prangat e policisë Elmir Guri, 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, të qytetit Shkodër.
  • Trukimi i ndeshjeve, FSHF hetim me UEFA Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Futbollit eshte duke pritur e mbledhur fakte, studiuar e ballafaquar te dhena qe te cojne ne vërtetimin e dyshimeve për lenie te lojes dhe pasivitet per arsye lëshimi apo trukimi.
  • D’elia i dorëzon Berishës ftesën e Berluskonit për “Ekspo Milano 2015” Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Kreu i Qeverisë Sali Berisha ditën e sotme priti në një takim ambasadorin Italian Saba D’elia. Ambasadori D’elia i dorëzoi Kryeministrit Berisha, letrën e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, në të cilën Shqipëria ftohet në statusin e vendit të privilegjuar dhe
  • John Glliano në video: E dua Hitlerin Paris, 1 mars NOA - Është pezulluar që javën e kaluar nga Maison Dior për inagurimin e një bari në Paris. Megjithatë, pas arrestimit për agresion, ka ardhur menjëherë një stuhi mbi John Galliano, stilistin e shtëpisë së modës franceze.
  • KKS: Përfshini studentë në listat e partive për këshilltarë në zgjedhje Tiranë, 1 mars 2011, NOA - Këshilli Kombëtar Studentor i ka dërguar sot një letër të hapur partive parlamentare duke u bërë thirrje atyre të përfshijnë studentë në administratën vendore dhe në procesin zgjedhor.
  • De Brichambaut nga Elbasani: Respektoni procesin zgjedhor Elbasan, 1 mars 2011, NOA – Pas vizitës në Durrës, gjatë ndalesës në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit ku pa nga afër punën për instalimin e linjave të reja për demontimin e municioneve, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut, i bëri rishtas thirrje forcave
  • Arvizu: Më shumë transparencë nga institucionet qeveritare Ambasadori i SHBA-së dhe Kryeministri Berisha, përurojnë Qendrën e re të Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë
  • Rama në Fier: Protestë në 15 mars në 3-vjetorin e Gërdecit Fier, 1 mars 2011, NOA – Me parrullën “Fajin e ka Saliu”, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është bashkuar këtë pasdite bazës së saj në qytetin e Fierit në vijim të turit të takimeve në rrethe.
  • Korpusi i Paqes feston 50-vjetorin e themelimit Ministria e Shëndetësisë vlerëson kontributet e Korpusit të Paqes Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Ambasadori i SHBA, Aleksandër A.
  • Rama: Në oborrin e Berishës qeshin para kohe me këngën e largimit Tiranë, 1 mars 2011, NOA Update – “Shumëkush në oborrin e regjimit po rend e buzëqesh para kohe me këngën e largimit”. Kështu i është përgjigjur sot shefi i opozitës Edi rama pyetjes nëse do të rikandidonte për të katërtën herë për Bashkinë e kryeqytetit.
  • Këngëtarja Liliana Kondakçi dënohet me 4.5 vjet burg për trafik droge Kalabri, 1 Mars 2011 NOA – Këngëtarja e njohur shqiptare, Liliana Kondakçi dënohet me 4.5 vjet burg për trafik droge. Vendimi erdhi pasi prokuroria në pretencën e saj kërkoi jo më pak se tetë vjet heqje lirie për 59-vjeçaren nga Shqipëria.
  • Limitet tona ekonomike Ekonomia shqiptare nga pikëpamja e tregtisë dhe shkëmbimeve tregtare ekonomike me botën në raport me PBB-në, mbetet ende e limituar nga ekonomitë e vendeve të rajonit
  • Shkarkohen dy kryekomunarët për mosdeklarim pasurie Tiranë, 1 mars 2011, NOA – Vetëm pak ditë pas kallëzimit të tyre nga ILDKP për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë janë shkarkuar sot dy kryekomunarët e komunës Dajt dhe Gos.
  • Conference of the Chairmen discusses and adopts the three-week Work Calendar Tirana, March 1, 2011 NOA – Presided over by the Speaker of Parliament, Jozefina Topalli, Conference of Chairmen convened. It was attended also by Representatives of the Parliamentary Groups and the Chairmen of the Parliamentary Committees.
  • KMDLNj: Feith bëri presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Prishtinë, 1 mars 2011, NOA – Kur në Kosovë kërkohet nga vetë ndërkombëtarët sundimi i shtetit ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë shprehu shqetësimin për tendencën për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të cilës
  • Porta e BE, e mbyllur për Ballkanin Nga Muhamer Pajaziti Një kohë të gjatë procesi i zgjerimit dhe thellimit llogaritej një nga mjetet më fuqishme të politikës së Bashkimi Evropian.
  • Turi i takimeve mbërrin në Tiranë Vijojnë aplikimet për programin “Bota e Ndryshimit” 2011 Tiranë, 1 mars 2011 NOA - Që prej datës 21 Shkurt 2011, Fondacioni Vodafone Albania ka shpallur të hapur raundin e aplikimeve për programin e “Bota e Ndryshimit” për vitin 2011.
  • Pukë, flakë zjarri në një pyll malor, e vështirë ndërhyrja Pukë, 1 mars 2011, NOA – Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot dhjetëra hektarë pyje në zonën e Pukës. Korrespondenti i agjencisë NOA informoi se zjarri u përhap në orët e mesditës në një pyll malor, pranë fshatit Çele të qytetit të Pukës, që ndodhet në kufi mes Pukës dhe Kukësit.
  • Parashikimi i motit, 2 Mars 2011 Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Dita e neserme parashihet të sjellë vranesira dhe reshje ne te gjithe vendin ku më tëe dendura do te jene ne veri dhe veriperendim te Shqipërisë: Bajram Curri, Puke, Kukes, Shkoder, Lezhe e me pas fuqizimi i i tyre do te jete ne Zonat jugore dhe juglindore.
  • Radhimë, kapen dy hajdutët, vodhën në banesën e bashkëfshatarit Vlorë, 1 mars 2011, NOA – Bien në prangat e policisë së Vlorës dy persona nga fshati Radhimë i Vlorës, të cilët bashkë me një të tretë të shpallur tashmë në kërkim akuzohen për vjedhje.
  • Zbulohet marrëveshja PD-LSI, si ndahen bashkitë për 8 majin Tiranë, 1 Mars 2011, NOA – Marrëveshja elektorale mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 8 majit është drejt konkretizimit.
  • Pranga ish-drejtorit të bankës, aferë 200 mijë euro Gjakovë, 1 mars 2011, NOA - Departamenti special për anti-korrupsionin në Policinë e Kosovës, pas një hetimi disa mujor finalizoi sot arrestimin e një të dyshuari për korrupsion, shpërdorim të postit zyrtar dhe falsifikim dokumentesh.
  • Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin tri-javor të punimeve Tiranë, 1 mars 2011, NOA – Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar dhe miratuar sot kalendarin tri-javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Zyra e shtypit e Kryesisë së Kuvendit bën me dije se në konferencën e drejtuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli morën pjesë të gjithë Përfaqësuesit
  • Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, plagosi rëndë një tjetër Shkodër, 1 mars 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Shkodrës ekzekutuan sot urdhër-arrestin e lëshuar nga prokuroria për një person të shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të një personi tjetër.
  • Peace Corps Celebrates its 50th Anniversary Ministry of Health Recognizes Contributions Tirana, March 1, 2011 NOA - Ambassador Alexander A. Arvizu and Peace Corps Country Director Hill Denham joined Albania’s Minister of Health, Petrit Vasili, for a ceremony today at the Ministry of Health, to commemorate the 50th anniversary
  • Njoftim nga Presidenca Zyra e Shtypit e Presidenti të Republikës njofton se nesë më datë 2 mars 2011, ora 11:00, Presidenti Bamir Topi do të prese Përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Imzot Vinçenco Palia.
  • Arrestohet 25-vjeçari, mbante kallash në makinë Vlorë, 1 mars, NOA – Një 25 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe tregti të lëndëve narkotike. Kodjan Batjar Llanaj, banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë u arrestua dje në kuadër të operacionit “Pranvera”.
  • Del Ponte: Dua të hetoj trafikun e organeve Zvicër, 1 mars, NOA - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në një intervistë për të përditshmes zvicerane "Neue Zürcher Zeitung", thotë se do të dëshironte të hetojë akuzat për tregti me organe njerëzore në Kosovë.
  • U.S. Ambassador, Prime Minister Inaugurate New Tirana Taxpayer Service Center Tirana, March 1, 2011 NOA - U.S. Ambassador Alexander A. Arvizu and Albanian Prime Minister Sali Berisha inaugurated today, the new Tirana Taxpayer Service Center.
  • PD-Ramës: Hiq rrethimin ndaj Prokurorisë Tiranë, 1 mars, NOA – Partia Demokratike ka kërkuar sot nga kryetari i Partisë Socialiste që të lejojë drejtësinë që të zbardh të vërtetën e datës 21 janar dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve.
  • Rama: Demonstratat do të intensifikohen Tiranë, 1 mars, NOA/ Update - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë një konference me gazetarët se protestat dhe demonstratat e opozitës do të vazhdojnë.
  • Rama: Nuk bojkotojmë, por s’ka zgjedhje Tiranë, 1 mars, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, duke theksuar se kjo është një dëshirë e mazhorancës dhe jo e opozitës.
  • PD: Rama rreh nënën e dhunon gratë Tiranë, 1 mars, NOA – Partia Demokratike ka shtuar dozën e akuzave ndaj kryetarit të Parisë Socialiste dhe kryebashkiakut të Tiranës Edh Rama. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Ledina Alolli, akuzoi Ramën për dhunë ndaj grave.
  • Brichambau: Masat për listat e zgjedhësve, pozitive Durrës, 1 mars, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut ka vlerësuar procesin e përgatitjes së listave të zgjedhësve në qytetin e Durrësit.
  • PS: Vendi, peng i korrupsionit, protestë më 8 mars Tiranë, 1 mars, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi akuzoi sot qeverinë se po varfëron shqiptarët me politikat e gabuara ekonomike që po ndjek.
  • Aksioni i opozitës, Rama takon aleatët Tiranë, 1 mars, NOA – Ka përfunduar mesditën e sotme takimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me aleatët e koalicionit Opozita e Bashkuar.
  • Naço: Privatizimet, proces transparent Tiranë, 1 mars, NOA – Privatizimi i rreth 2 mijë objekteve shtetërore është një proces normal që po zhvillohet brenda kuadrit ligjor. Kjo është deklarata që ka bërë sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço.
  • Kopjoi doktoraturën, jep dorëheqjen Guttenberg Berlin, 1 mars, NOA - Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen. Këtë e bëri të ditur sot në Berlin vetë ministri. Më parë Guttenberg ishte konfrontuar lidhur me skandalin e plagjiaturës edhe me politikanë nga kabineti qeverisë.
  • Wikileaks, kandidat për Nobelin e Paqes Norvegji, 1 mars, NOA - Komiteti norvegjez i çmimit Nobel për Paqe ka marrë një numër rekord kandidimesh për vitin 2011. Geir Lundestad, sekretari i përhershëm i Komitetit, ka thënë se 188 individë dhe 53 organizata janë kandiduar për çmimin prestigjioz.
  • Athina zyrtare: Shkupi të lëvizë për emrin Shkup, 1 mars, NOA - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras deklaroi se Shkupi duhet të lëvizë për tejkalimin e kontestit të emrit.
  • Rrëfehet Nepravishta: Kuvendi, nuk më ka shkarkuar Tiranë, 1 mars, NOA Update – Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, ka shpjeguar sot paradite, publikisht vendimin mbi dorëheqjen e tij nga ky post.
  • Suedi, mbahet Festivali i pestë i Folklorit Shqiptar Malmë Suedi, 1 mars, NOA/ Ramadan Seitaj - Festivali i Folklorit Shqiptar, i pesti në radhë, që organizohet në Suedi, sivjet do të mbahet në Kristianstad, më 21 maj.
  • Berisha: Reforma antikorrupsion, prioriteti ynë Tiranë, 1 mars, NOA Update – Në Shqipëri, nuk ka një reformë tjetër që të ketë impakt më të madh, sesa ajo anti-korrupsion. Kështu është shprehur kryeministri Berisha, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Qendrës së re të Shërbimit për Tatim-paguesit, duke iu drejtuar ambasadorit amerikan, Aleksandër
  • Arvizu: SHBA, gjithmonë përkrah Shqipërisë Tiranë, 1 mars, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë gjithmonë në ndihmë të Shqipërisë dhe reformave të saj drejt progresit, e bashkëpunimi mes dy vendeve deri tani i suksesshëm, do të vijojë të jetë i tillë dhe në të ardhmen.
  • Inaugurohet Qendra e re e Shërbimit për tatim-paguesit Tiranë, 1 mars, NOA – Eshtë inauguruar paraditen e sotme, Qendra e re e Shërbimit për Tatim-paguesit, e cila është financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadrin e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit.
  • Bode: Po abuzohet me rritjen e çmimit të ilaçeve Tiranë, 1 mars, NOA – Rritja e fundit për çmimet e barnave në vend është abuzive. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, përveç deputetëve të opozitës, të cilët e kanë shprehur këtë qëndrim të tyre, që në momentin kur u komunikua se do të ketë së shpejti një rritje
  • Sekuestrohen 164 kg kanabis në Vlorë Vlorë, 1 Mars, NOA – Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa, është sekuestruar nga forcat e policisë së Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
  • Dorëhiqet kreu i Entit Rregullator të Energjisë Tiranë, 1 mars, NOA – Ka dhënë dorëheqjen kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta. Lajmi bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve nga burime pranë këtij institucioni, sipas të cilave, Nepravishta pritet që të dalë në një konferencë shtypi gjatë orës 11 të paradites
  • Përfundon zyrtarisht afati i vendosjes së kasave fiskale Tiranë, 1 mars, NOA – Dita e djeshme ka shënuar fundin e afatit zyrtar të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave për pajisjen me kasa fiskale për biznesin e vogël.
  • Edhe Maqedonia, shtyn regjistrimin e popullsisë Shkup, 1 Mars, NOA – Pasi popullata shqiptare u njoh me vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, me një të ngjashëm pritet të njihet edhe ajo që jeton në shtetin fqinj, Maqedoni.
  • Tragjedia e karnavaleve të Brazilit, vdesin 16 persona Rio de Zhanejro, 1 mars, NOA – Karnavalet e Brazilit kanë nisur me tersllëk të madh që në fillim të tyre. Pasi para pak javësh, u dogjën plot 8 mijë kostume të tyre, në disa dyqane të Rio de Zhanejros, një tragjedi e madhe i ka pasuar sërish ato.
  • Pasqyra e Shtypit, 1 Mars 2011 Tiranë, 1 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar faktin që Garda ka dorëzuar edhe 25 armë për hetimin.
  • Protestat në Libi, Gaddafi: Populli im më do Tripoli, 1 mars, NOA – “Populli im më do”. Kështu është shprehur lideri i Libisë, kolonel Muammar al Gaddafi, gjatë një interviste për BBC. Duke shtuar se do të jepte edhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.
  • Rada Trajkoviç: Patriotizmi pozitiv, dikush mendon për serbët në Kosovë Prishtinë, 1 mars, NOA - Porositë e patriotizmit pozitiv janë që t’ua rikujtojnë identitetin dhe t’u tregojnë se dikush mendon për ta (serbët), tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Rada Trajkoviç, deputete e Listës së Përbashkët Serbe në Kuvendin e Kosovës.
  • Tymosin marijuanë për tu afruar me Shivën Kathmandu, 1 Mars NOA - Nepal: sadhu (indianët e shenjtë) janë duke u përgatitur për të festuar festën e Shivës, një perëndi indu e krijimit dhe e shkatërrimit.
  • “Democracy cannot be build upon forgetfulness” Tirana, March 1, 2011 NOA – The address of President Topi at the photo-exhibition “Democracy cannot be build upon forgetfulness”
  • Ricky Martin në Milano për Armanin Milano, 1 Mars NOA - Elegant, me xhaketë dhe kravatë: Ricky Martin është shfaqur në një formë perfekte gjatë javës së modës në Milano të Italisë, ku ka qenë i ftuar nderi ne sfilatën e zhvilluar nga Emporio Armani.
  • Të dhënat e para mbi Motorolën e ri WX450 SHBA, 1 Mars NOA - Lajmet e para mbi Motorolën e ri WX450, një telefon cellular me tastierë QWERTY, i cili pritet të vijë javët e ardhshme në dyqanet e ceulalrëve në SHBA të AT&T.
  • Revolucion Juventus: Lippi dhe Moggi Torino, 1 Mras NOA - Fillimisht kërkohen tre pikët në ndeshjen me Milanin dhe më pas një vazhdimësi fitoresh me Cesenën, Brescian dhe Romën. Vetëm në këtë mënyrë Gigi Delneri mund të vazhdojë aventurën e tij tek Juventus deri në përfudnim të sezonit.
  • Zeta-Jones humbet durimin me fotografët Londër, 1 Mars NOA - Të shtyra, ulërima dhe një sy i injektuar nga gjaku. Ky është rezultati i grindjes me fotografët,që ka pasur si protagoniste çiftin , përpara hotelit Claridge’s në Londër.
  • Panorama frymëmarrëse Pennsylvaniaa, 1 Mars NOA - Panorama që të lënë me gojë hapur: artisti Allan Teger luan me preçizionin e realitetit dhe fjalëve, duke transformuar trupat e disa modeleve në kodra, duna, lumenj etj.
  • Skenë jo normale në dorëzimin e çmimeve Independent Spirit Awards SHBA, 1 Mars NOA - Është dashur një trio tepër e përgatitur për të rigjallëruar ceremoninë e dorëzimit të Independent Spirit Awards. Paul Rudd dhe Eva Mendes ishin në skenë për të zyrtarizur fituesin e skenarit më të mire, kur në një moment Rosario Dawson e ka kapur prej testikujsh Paul.
  • Milan nuk zhgënjën dhe fiton bindshëm ndaj Napolit Milano, 1 Mars NOA - Me një pjesë të dytë shumë intensive, Milani ka shkatërruar Napolin me rezultatin 3-0 në sfidën e vlefshme për kreun e klasifikimit të Seria A, në Meazza.