Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Athina zyrtare: Shkupi të lëvizë për emrin
English

Athina zyrtare: Shkupi të lëvizë për emrin

Shkup, 1 mars, NOA - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras deklaroi se Shkupi duhet të lëvizë për tejkalimin e kontestit të emrit.

“Greqia po ofron propozime të realizueshme për tejkalimin e kontestit të emrit, për të cilat duhet të jepet përgjigje nga lidershipi në Shkup. Ajo që na duhet është se tani duhet të gjejmë zgjidhje për kontestin e emrit dhe jo kryeministri Gruevski të përmend diçka që ka ndodhur para tre viteve. Greqia ka dorëzuar propozime të rëndësishme për një zgjidhje që mund të realizohet dhe që mund të na nxjerrin nga qorrsokaku”, deklaroi Delavekuras.

Ai nënvizoi se Athina zyrtare pret përgjigje nga pala tjetër dhe se ende është në pritje të një zgjidhje që do të çlirojë të ardhmen euroatlantike.

“Këto fakte janë të njohura edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa tani mbetet që lidershipi në Shkup të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së greke.

Reagimi i MPJ-së në Athinë pasoi pas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski se në vitin 2008 para Samitit të Bukureshtit, Shkupi zyrtar kishte pranuar propozimin e ndërmjetësit Metju Nimic, por që duhej të miratohej nëpërmjet referendumit.

NOA-INA

KOMENTE