Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del Ponte: Dua të hetoj trafikun e organeve
English

Del Ponte: Dua të hetoj trafikun e organeve

Zvicër, 1 mars, NOA - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në një intervistë për të përditshmes zvicerane "Neue Zürcher Zeitung", thotë se do të dëshironte të hetojë akuzat për tregti me organe njerëzore në Kosovë.

E pyetur se çfarë duhet të ndodhë, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, ajo ka thënë se "duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve".

"Mua personalisht do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë", ka thënë Del Ponte.

Del Ponte i ka thënë gazetës së njohur zvicerane që përkundër faktit që ajo shërbeu si diplomate, me "zemër" ka mbetur "prokurore".

Ndërsa e pyetur rreth raportit të Martyt për tregtinë me organe, raport ky i iniciuar pikërisht nga libri i saj, Del Ponte pranon se "natyrisht që kemi patur pak dëshmi për një aktakuzë, por indikacionet ishin serioze".

"Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t’i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë", thekson ajo.

NOA

KOMENTE