English

D’elia i dorëzon Berishës ftesën e Berluskonit për “Ekspo Milano 2015”

Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Kreu i Qeverisë Sali Berisha ditën e sotme priti në një takim ambasadorin Italian Saba D’elia.

Ambasadori D’elia i dorëzoi Kryeministrit Berisha, letrën e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, në të cilën Shqipëria ftohet në statusin e vendit të privilegjuar dhe prioritar, për të marrë pjesë në “Ekspo Milano 2015”, me temë “Të ushqesh planetin, energji për jetën.”

Ambasadori D’elia i shprehu Kryeministrit Berisha simpatinë dhe urimet e qeverise së tij për qeverinë dhe atë personalisht dhe theksoi se Italia e fton Shqipërinë në grupin e vendeve prioritare, të cilat kanë dhe të drejtë vendimi.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin italian dhe i shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për kryeministrin Berluskoni, duke e siguruar që Shqipëria do të marrë pjesë denjësisht në këtë Ekspo që zhvillohet në Milano.

a.y/NOA

KOMENTE