English

KQZ lë të njëjtat elemente sigurie në fletët e votimit si në zgjedhjet e 2009-ës

Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme mori vendim që edhe për zgjedhjet e 8 majit modelet e fletëve të votimit dhe elementet e sigurisë të jenë të njëjta me ato të 28 qershorit 2009.

Anëtarët e KQZ-së vendosën që të ruheshin të njëjtat të dhëna teknike dhe të elementëve të sigurisë si ato për fletëvotimet e zgjedhjeve vendore të 2007-s dhe 2009-s.

E ndërsa për zgjedhjet e kaluara këto elementë u votuan me miratim dhe konsensus të plotë, edhe ditën e sotme anëtarët opozitar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bojkotuan sërish.

Prej afro një muaj Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së, Pandeli Varfi, anëtar i saj dhe Artan Lazaj, anëtari i tretë i opozitës, vijojnë rrugën e Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar, duke bojkotuar punimet e këtij komisioni.

a.y/NOA

KOMENTE