English

Milan nuk zhgënjën dhe fiton bindshëm ndaj Napolit

Milano, 1 Mars NOA - Me një pjesë të dytë shumë intensive, Milani ka shkatërruar Napolin me rezultatin 3-0 në sfidën e vlefshme për kreun e klasifikimit të Seria A, në Meazza. Pas një pjese të parë që mund të themi nuk ishte shumë e kënaqshme, formacioni i Allegrit ka ndryshuar marshin e lojës ku që në minutën e 4 ata shënuan me Ibrahimoviç, i cili u tregua tepër i zoti për të transformuar në gol një penallti të dhënë nga Aronica. Më pas Napoli duhet thënë se u gjunjëzua paërpara një Pato në superfomrë. Ishte pikërisht një asist i tij, që u shndërrua në gol nga Boateng dhe më pas një gol fantastik në përfudnim të ndeshjes me një të djthatë magjike të vetë brazilianit. Interi, tashmë ndodhet e dyta në klasfikim me vetëm pesë pikë larg nga kuq e zinjtë.

r.b/NOA

KOMENTE