Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Todorov ndërron mendjen për shqipen
English

Ministri Todorov ndërron mendjen për shqipen

Strugë, 1 mars 2011, NOA- Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka pranuar që paralelet të gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës të legalizohen konform procedurave ligjore, sa më shpejtë të jetë e mundur.

Këto komente ai i ka bërë pas një takimi me prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë.

Përfaqësuesi i Këshillit të prindërve, Fadil Rexhoski u shpreh tejet i lumtur me vendimin e ministrit të arsimit.

“Takimi ishte mjaft i efektshëm, sepse morëm një përgjigje të pëlqyeshme nga ministri Nikolla Todorov, i cili tha se nga muaji shtator, do të ndryshohet Statuti i shkollës, e cila do të bëhet dygjuhësore. Po ashtu, ai pranoi të legalizohen paralelet ekzistuese, me mundësi që në të ardhmen të formohen edhe paralele tjera në gjuhën shqipe, nëse ka interes nga pjesëtarët shqiptar. Kjo na gëzon, të them të drejtën është befasi e këndshme”, deklaroi Rexhoski.

Megjithatë ai ishte i habitur me pyetjet e Todorovit, lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

“Ministri Nikolla Todorov, gjatë përshëndetjes na befasoi me një ndërhyrje të palogjikshme, duke na pyetur se a jemi maqedonas mysliman apo shqiptar, përkundër faktit që kërkesa jonë ishte si kërkesë e komunitetit shqiptar për mësim në gjuhën shqipe, sipas Kushtetutës e ai na pyeti sikur të ishim në ndonjë provim se çfarë jemi ne: a jemi maqedonas mysliman apo shqiptar? Ne kërkuam vetëm plotësimin e realizimin e të drejtave kushtetuese. Megjithatë, ai e mori përgjigjen e duhur duke i thënë se ne jemi shqiptar”.

Ministri u ka sqaruar se do të zhvillohet një procedurë e re, duke bërë kërkesë nga komuna deri në Ministrinë e Arsimit, që me fillimin e vitit të ri shkollor të zgjidhet ky problem dhe tu lëshohen nxënësve edhe dëftesat.

Megjithatë, prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën e fshatit Podgorcë, premtimet e ministrit Todorov për zgjidhjen e këtij problemi e konsiderojnë vetëm “blerje kohe”, në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme, duke theksuar se e kanë humbur besimin në institucionet që vazhdimisht shkelin të drejtat elementare dhe Kushtetuese të qytetarëve të vet.

(INA)/ NOA

KOMENTE