Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Porta e BE, e mbyllur për Ballkanin
English

Porta e BE, e mbyllur për Ballkanin

Nga Muhamer Pajaziti

Një kohë të gjatë procesi i zgjerimit dhe thellimit llogaritej një nga mjetet më fuqishme të politikës së Bashkimi Evropian. Tërheqja e BE-së ka ndihmuar transformimin e Evropës Qendrore dhe Lindore nga regjimet komuniste në ato moderne me demokraci funksionale. Ky proces kishte frymëzuar sado pak reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë dhe pranohej ideja se të gjithë evropianët përfitonin duke pasur fqinj që kanë demokraci më të qëndrueshme dhe ekonomi të begatë.

Edhe sot, është jetike për BE-në që të sigurojë dhe menaxhoj me kujdes procesin e zgjerimit që ndihmon shtrirjen e paqes, stabilitetit, prosperitet, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë Evropën. Por si duket e vërteta qëndron ndryshe. Shumë analistë dhe njohës të integrimit ekonomik evropian e theksojnë hapur se, Evropa i ka punët keq dhe kriza që ajo kalon, e cila lidhet me ritmin e rritjes së saj ashtu edhe me orientimet politike, me natyrën e qeverisjes së saj ekonomike si edhe me deficitet sociale dhe demokratike, është me e rënda e historisë së saj.

Profesori i shquar Jean-Yves Letessier me të drejtë thekson se, në këto kushte, nuk është e tepër të pohohet se në mungesë të përgjigjeve politike të përbashkëta dhe të shpejta për tensionet e rënda që po e tronditin vihet vërtet në rrezik vazhdimësia e eksperiencës unike të integrimit, mbartëse e të cilës është Evropa.

Shenjat më të dukshme të kësaj krize pa precedent janë të shumta dhe të lehta për t’u identifikuar. Kështu për shembull, entuziazmi në rënie nga zgjerimet e fundit. Madje edhe integrimi i dhjetë vendeve të reja, në 1 maj 2004 shtatë prej të cilave sundoheshin nga Bashkimi Sovjetik, nuk u prit me ceremoni të ngrohta nga vendet anëtare.

Por integrimi i Bullgarisë dhe Rumanisë, në 1 janar 2007 që u realizua në një klimë indiference pothuaj të përgjithshme, madje edhe dyshimi, flet shumë për dobësimin e ndjenjave të identitetit dhe përkatësisë së evropianëve. Për të mos folur pastaj për Sllovenin që u bë anëtare e zonës euro në 1 janar 2007 e ndjekur nga Qipro dhe Malta në 1 janar 2008, ngjarje këto që u injoruan ose anashkaluan nga mediet, dhe që rastin më të mirë u lënë pak vend në shtypin e specializuar.

Një tjetër shenjë domethënëse e kësaj krize mund të gjendet në mungesën gjithnjë e më të madhe besimit nga një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh evropian të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë një lidhje midis orientimeve ekonomike dhe sociale të Bashkimit dhe mundësisë për të parë të rritet mirëqenia e tyre.

Evropianët akoma heqin të zitë e ullirit nga një pjesë e madhe e rumunëve dhe bullgarëve të cilët merren me veprimtari të dyshimta dhe kriminale, disa punojnë në të zezë, ndërsa një pjese e mbetur, jetën e tyre e kalon duke fjetur nën ura dhe parqe në metropolet evropiane.

Ata nuk dëshirojnë ta besojnë se kanë lejuar një gjë të tillë.

Por akoma më shumë i shqetëson edhe kriza greke dhe krizat tjera të paralajmëruar ekonomike në vendet tjera anëtare të BE-së, të cilat me paratë e gjermanëve, francezëve dhe vendeve tjera anëtare duhet tejkalohen.

A janë të gatshëm shtetasit e BE-së, por edhe vet ky organizëm që të pranoj edhe virusin që quhet Ballkani Perëndimor, në të cilët bëjnë disa shtete me një mal kontestesh bilaterale dhe çështjesh tjera të hapura.

A është i interesuar Bashkimi Evropian, problemet e Ballkanit ti bartë tek vetja? Çfarë përfiton nga përfshirja e këtyre shteteve në gjirin e saj? Përgjigja është shumë e thjeshtë, një Jo e madhe.

Përderisa zgjerimet e mëparshme- integrimi i disa shteteve më pak të zhvilluara ekonomikisht ekuilibrohej nga disa ringritje ekonomike të pakundërshtueshme, sot nuk ekziston një situatë e tillë, Evropa sapo ka dalë nga recesioni ekonomik.

Prandaj edhe ky proces prolongohet, Maqedonia tanimë 5 vite ka statusin kandidatë, Shqipëria u refuzua, ndërsa Serbia dhe shteti i Kosovës do të duhet të bisedojnë edhe gjatë kohë për çështje të ashtuquajtura teknike dhe kjo do të kushtëzohen me integrimin. Mos të flasim për Turqinë e cila ka më shumë se dy decenie, që ka marrë statusin kandidatë dhe akoma qëndron para portës evropiane.

Brukseli zyrtar e pranon se Ballkani Perëndimor është një sfidë e veçantë për BE. Politika e zgjerimit duhet të demonstrojnë fuqinë e saj të transformimit të këtij rajoni ku shtetet janë me demokraci të brishta dhe marrëdhënie ndëretnike të tendosura. Një perspektivë bindëse politike për integrimin përfundimtar në BE është vendimtare për të mbajtur reformat e tyre në rrugën e duhur.

Por është po aq e qartë se këto vende mund të anëtarësohen në BE vetëm kur ato të kenë përmbushur kriteret në mënyrë të plotë.

Lidershipi aktual në vendet e rajonit nuk po dëshmon një maturi dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve të shtetit. Janë shumë anomali që duhet eliminuar, dhe kjo do të ndodhë kur i gjitha rajoni do të udhëhiqet nga një klasë e re politike e cila mbartë të vete vlera të larta civilizuese dhe demokratike.

Në të kundërtën, „Kartoni i kuq“ i radhës nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor do të jetë goditja e radhës e rëndë dhe që vërteton brishtësinë e këtij rajoni në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Por kjo do të jetë me pasoja edhe për vendet evropiane.

Të gjetur në një situatë të tillë, vendet e Ballkanit realisht nuk mund të pretendojnë se i takojnë familjes evropiane, atje ku promovohen demokracia, të drejtat e njeriut, tolerancës ndëretnike..., etj.

Ky rajon në të ardhmen medoemos duhet të hapet ndaj vlerave demokratike dhe principeve që ofron Bashkimi Evropian , sepse vetëm ashtu do të këtë edhe më shumë liri për vete dhe aspiratat për anëtarësim në familjen evropiane do të jenë më shpresëdhënëse.

*Autori është ligjërues në Institutin për Studime Politike dhe Evropiane - ISPE

KOMENTE