Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohen dy kryekomunarët për mosdeklarim pasurie
English

Shkarkohen dy kryekomunarët për mosdeklarim pasurie

Tiranë, 1 mars 2011, NOA – Vetëm pak ditë pas kallëzimit të tyre nga ILDKP për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë janë shkarkuar sot dy kryekomunarët e komunës Dajt dhe Gos.

Burime nga kryeministria thanë për agjencinë NOA se Këshilli i Ministrave në zbatim të ligjit ka shkarkuar sot Kryetarin e Komunës Dajt, Kujtim Qefalia dhe atë të Komunës Gosë të Kavajës, Sinan Shala.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kallëzoi penalisht dy kryekomunarët Qefalia dhe Shala, pasi ata nuk e kishin të justifikuar pasurinë e tyre në deklaratat e e pasurisë.

ILDKP-ja i paditi dy kryekomunarët për mosdeklarim, fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive të tyre.

Kjo padi erdhi pas inspektimit të ushtruar nga ILDKP në komunat Dajt të Tiranës dhe Gosë e Kavajës, ku rezultoi se Kryekomunari i Dajtit Kujtim Qefalia, ai i komunës Gosë Sinan Shala kishin pasuri edhe më të madhe se ajo që kishin deklaruar pranë ILDKP-së.

Bashkë me dy kryekomunarët ILDKP kallëzoi penalisht edhe përgjegjësin e Agjencisë Tatimore në Tepelenë Adrian Zhupa.

Sipas ILDKP-së, Kujtim Qefalia, gjatë hetimit administrativ rezultoi se nuk kishte një burim të identifikueshëm për krijimin e pasurisë së krijuar ndër vite nga ana e subjektit, “Vllaznia” sh.p.k, në shumën 65.000.000 lekë, një arsye kjo që Qefalia të kallëzohej në prokurori.

Ndërkohë sa i përket kallëzimit të Sinan Shalës, Inspektorati i Lartë konstatoi se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme disa kabina plazhi së bashku me truallin, pronë publike, të ndodhura në zonën e plazhit të Karpenit në Kavajë, asete të shitura më vlerë reale 200.000 euro, por të deklaruara në ILDKP si të shitura në vlerën 5 milionë lekë.

Detajet i gjeni këtu: Kryetari i komunës Dajt zhytet në skandal financiar

mit/NOA

KOMENTE