Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trukimi i ndeshjeve, FSHF hetim me UEFA
English

Trukimi i ndeshjeve, FSHF hetim me UEFA

Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Futbollit eshte duke pritur e mbledhur fakte, studiuar e ballafaquar te dhena qe te cojne ne vërtetimin e dyshimeve për lenie te lojes dhe pasivitet per arsye lëshimi apo trukimi.

Nje nga pikat e referimit per te hedhur drite apo per te vertetuar hipotezat e ngritura per disa ndeshje, është organizmi me i larte i futbollit europian UEFA i cili ka nen vezhgim te gjitha takimet qe zhvillohen ne vendet anëtare, konfirmon FSHF.

Në një deklaratë sot për media, FSHF thotë se gjatë këtyre ditëve ka ndjekur me vemendje gjithçka qe ka ndodhur ne fushat e futbollit ne kuadër te kampionateve kombetare si edhe prononcimet publike apo ne media te gazetareve, specialistëve e personave te ndryshem te lidhur me veprimtaritë futbollistike ne Shqiperi.

Fillimisht duke veçuar dhunen qe eshte vene re, FSHF thotë se garanton se me komisionet e saj duke u bazuar ne rregulloret e paracaktuara masat do te jene te rrepta, efektive dhe me zbatueshmeri te menjhershme.

Ashtu sikunder ka ndodhur vazhdimisht, Federata distancohet ne mënyrë te prere nga keto veprime antisportive te cilat demtojne lojen e futbollit, cilesine dhe mbi te gjitha imazhin qe ajo percjell tek sportdashesit e shumte.

Persa i perket etiketimit qe eshte bere per disa ndeshje rreth te cilave eshte shkruar ne gazeta, diskutuar me televizion si takime ku ka pasur lenie te lojes e pasivitet per arsye leshimi apo trukimi, Federata Shqiptare e Futbollit tha se është duke pritur e mbledhur fakte, studiuar e ballafaquar te dhena qe te cojne ne vërtetimin e tyre.

Duke u bazuar ne principin, strukturat, punen, statutin dhe rregulloret ekzistuese, FSHF pohon se ka angazhuar gjithcka te mundshme qe disponon per te ndricuar ate qe realisht ka ndodhur ne fushen e lojes.

Ne bashkepunim te plote me te gjithe faktoret e partneret e saj brenda e jashte vendit, FSHF po aplikon me gatishmeri te veçantë bashkerendimin ne kete fushe komplekse.

Nje nga pikat e referimit per te hedhur drite apo per te vertetuar hipotezat e ngritura per disa ndeshje, eshte organizmi me i larte i futbollit europian UEFA i cili ka nen vezhgim te gjitha takimet qe zhvillohen ne vendet anetare.

Opinioni sportiv shqiptar duhet ta kete te qarte se praktikat e vërtetimit, denoncimit dhe denimit qe aplikohen ne raste te tilla natyrshëm kerkojne kohen e vet paraprake. Ne te gjitha rastet e vertetuara ne vende te ndryshme te Evropes konkluzioni perfundimtar ka zgjatur ne kohe per te qene i argumentuar me se miri.

Keshtu duke marre ne konsiderate te gjithe paragrafet e sipershenuar, situaten aktuale te ceshtjeve qe po diskutohen dhe gatishmerine e padiskutueshme te Federates Shqiptare te Futbollit per te mberritur sa me shpejt tek e verteta njoftojme se jane prezente ne sipermarrje te gjitha drejtimet e mundshme te realizimit.

Federata Shqiptare e Futbollit si organizatore e mirefillte e lojes se futbollit ne Shqiperi tha se garanton se do te vazhdoje me pergjegjesi te plote e rigorozitet rrugen e saj per rritjen dhe zhvillimin e metejshem duke mos ndaluar asnjehere luften pa kompromis perballe ngjarjeve qe cenojnë sadopak imazhin e futbollit shqiptar.

e.t/NOA

KOMENTE