English

Turi i takimeve mbërrin në Tiranë

Vijojnë aplikimet për programin “Bota e Ndryshimit” 2011

Tiranë, 1 mars 2011 NOA - Që prej datës 21 Shkurt 2011, Fondacioni Vodafone Albania ka shpallur të hapur raundin e aplikimeve për programin e “Bota e Ndryshimit” për vitin 2011. Ndërkohë që aplikimet për vitin e katërt të këtij programi në Shqipëri ende vazhdojnë, Fondacioni Vodafone Albania është duke ndërmarrë një tur takimesh informuese dhe sensibilizuese mbi programin “Bota e Ndryshimit”.

Pas Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Durrësit, Beratit, Fierit, Vlorës, Lezhës, Kukësit dhe Shkodres, Fondacioni Vodafone Albania do të jetë sot në Teatrin Kombëtar për të prezantuar dhe sensibilizuar për programin “Bota e Ndryshimit”. Turi i takimeve do të vijoje më tej me Burrelin dhe Rrëshenin

Programi ”Bota e Ndryshimit” është një iniciativë unike bamirësie që është ndërmarrë nga Fondacionet Vodafone anembanë globit.

Ky program bazohet në konceptin sipas të cilit, individët si dhe organizatat që i mbështesin ata duhet të zbulojnë në pasionin e tyre se çfarë ndryshimi mund të sjellin në jetën e njerëzve në nevojë.

Aplikantit që shpallet fitues i jepet mundësia të punojë maksimalisht për 1 vit në një organizatë të përzgjedhur prej vetë tij/saj, ku paga dhe shpenzimet operative për përmbushjen e detyrave të saj/tij gjatë vitit mbulohen nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit” të Fondacionit Vodafone Albania.

Aplikimi për këtë program i jep gjithkujt një mundësi unike për të sjellë një ndryshim të prekshëm. Cilido që ka pasionin dhe dedikimin e duhur si dhe zotëron aftësitë, njohuritë dhe cilësitë e nevojshme për të bërë një ndryshim të vërtetë, ka tashmë një mundësi reale përmes aplikimit në programin “Bota e Ndryshimit”.

Informacione të hollësishme si dhe formulari i aplikimit në programin “Bota e Ndryshimit” gjenden duke vizituar www.vodafone.al/foundation.

e.r/NOA

KOMENTE