Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC ofron biseda 1 lek/minutë për thirrjet brenda rrjetit
English

AMC ofron biseda 1 lek/minutë për thirrjet brenda rrjetit

Me moton “AMC i jep vlerë thjeshtësisë”, kompania celulare nxjerr ofertën e re: Abonentët AMCKARTA dhe ALBAKARTA tani mund të flasin brenda rrjetit AMC me 1 lek/minutë

English Version Below

Tiranë, 3 Mars 2011 NOA - AMC ka krijuar një ofertë të thjeshtë dhe praktike për abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA.

Nëse ata bëjnë rimbushje me vlerë 1000 lekë ose më shumë, përfitojnë komunikim me tarifa shumë të lira dhe çdo minutë bisede drejt të gjithë numrave AMC kushton vetëm 1 lek për minutë, pa TVSH. Këto tarifa do të jenë të vlefshme për dy javë pas rimbushjes.

Oferta aktivizohet nëpërmjet një procesi tepër të thjeshtë. Sapo bëjnë rimbushjen me 1000 lekë ose më shumë, abonentët marrin një SMS që u kërkon të konfirmojnë aktivizimin e ofertës.

Pasi përgjigjen me një mesazh falas me tekst “PO”, një SMS i dytë konfirmon aktivizimin e ofertës. AMC, prej kujdesit që tregon për abonentët, do t’i lajmërojë me një SMS një ditë para mbarimit të ofertës.

Natyrisht kjo ofertë u krijon hapësirë abonentëve ta shfrytëzojnë shumën e rimbushur për të komunikuar me rrjete të tjerë dhe për të lundruar në internet.

AMC brings value to simplicity

KOMENTE