Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 3 Mars 2011

  • Kush është Arid Uka (FOTO & VIDEO) Autoritetet kosovare nuk kanë arritur të krijojnë një profil të hollësishëm për Arid Ukën, i cili ka vrarë të mërkurën dy ushtarë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit.
  • Artistët kundër Gedaf, edhe Beyonce dhuron paratë e kolonelit E enjte, 3 mars 2011, NOA- Refuzimi i parave të Muamar Gedaf duket se u kthye në reaksion zinxhir, pasi këtë herë është Beyonce Knowles ajo që i ka dhuruar të ardhurat e kolonelit Libian.
  • Vritet ushtari britanik, qeni i tij ngordh nga infarkti Londër, 3 Mars NOA- Liam Tasker, një ushtar britanik gjatë një patrullimi në Afganistan me qenin e tij të pandashëm, Theo, u përfshi në luftime me talibanët në Nahr-e Saraj dhe vdiq nga plagët e marra.
  • DASH: Kosova vend tranzit droge për heroinën Afgane E enjte, 3 mars 2011, NOA- Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në pjesën për Kosovën, e identifikon këtë vend si kryesisht pjesë e trafikut të drogës afgane drejt Evropës.
  • Totti: Roma do kthehet ekipi që krenohej Italia Romë, 3 mars 2011, NOA- “Sezoni nuk ka mbaruar ende dhe ne do të bëjmë ç’mos për të dalë nga kjo situatë. Ne duam të jemi ekip me të cilin do të krenohej Italia dhe Evropa”, kështu është shprehur futbollisti i Romës Francesco Totti.
  • Tunizia voton më 24 korrik E enjte, 3 mars 2011, NOA- Fouad Mbazaa, Presidenti i përkohshëm i Tunizisë, mësohet të ketë caktuar datën 24 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
  • FAO: Shkurti çmime alarmante të ushqimeve, vazhdojnë më tej rritjet E enjte, 3 mars 2011, NOA- Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e njohur si FAO, deklaron se çmimet e ushqimeve gjatë muajit që lamë pas kanë shënuar çmime rekord.
  • Gedafi tërheq në hetime dhe djemtë e tij E enjte, 3 mars 2011, NOA- Muamar Gedafi, Presidenti i Libisë së bashku me me djemtë e tij po hetohen nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit.
  • Prokurorët gjermanë: Vrasja e dy ushtarëve, dyshohet për motive ekstremiste islamike E enjte, 3 mars 2011, NOA- Kosovari Arid Uka, i cili pranoi vrasjen e dy ushtarëve Amerikanë në aeroportin e Frankfurtit dyshohet se është mysliman radikal.
  • E vogla shqiptare mbahet e lidhur prej 5 vjetësh në Qendrën e Fëmijëve Ekskluzive - Ndiqni detajet e plota të historisë rrëqethëse të 10 vjeçares shqiptare, si u abuzua nga personeli grek i KEPEP, Qendra e Kujdesit për Fëmijët
  • Topalli çel me femrat sportiste “Javën e Gruas” Tiranë, 3 mars 2011, NOA- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, pasditen e sotme çeli “Javën e Gruas”. Lidhur me këtë aktivitet, Topalli takoi sportistet femra nga fusha të ndryshme të sportit që gjatë jetës së tyre kanë shënuar sukses.
  • Ekskluzive – E vogla shqiptare mbahet e lidhur prej 5 vjetësh në Qendrën e Fëmijëve LEXONI RAPORTIN E PLOTE: E vogla shqiptare mbahet e lidhur prej 5 vjetësh në Qendrën e Fëmijëve Ekskluzive - Ndiqni detajet e plota të historisë rrëqethëse të 10 vjeçares shqiptare, si u abuzua nga personeli grek i KEPEP, Qendra e Kujdesit për Fëmijët
  • Pacolli nënshkruan në librin e zisë, ngushëllim për jetët e dy pilotëve Prishtinë, 3 mars 2011, NOA- Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli nënshkroi sot në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në përkujtim të dy pilotëve të SHBA, të cilët humbën jetën më 2 mars në Frankfurt.
  • Thaçi: Buxheti shumë shpejt në Kuvend, falenderoj opozitën për prishjen e bojkotit Prishtinë, 3 mars 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën parlamentare, lidhur me përgatitjen e projekt-buxhetit për vitin 2011, deklaroi se ai brenda pak kohësh do të vij në Kuvend.
  • Peja, e gatshme për regjistrimin e popullsisë Pejë, 3 mars 2011 NOA - Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim qendrën rinore “Atë Lorenc Mazreku”, mbajtën sot një debat publik në Pejë për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
  • USAID u dhuron fidanë fermerëve Shkodranë Shkodër, 3 mars 2011, NOA- Agjencia e Shteteve të Bashkuara pёr Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nё Shqipëri i dhuroi mbi 130,000 fidanё perimesh fermerëve të Shkodrës të prekur nga përmbytjet.
  • Investim i rëndësishëm për ndryshimet e klimës Banka Botërore dhe Shqipëria shikojnë mundësitë për rritjen e rezistencës së bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike Tirana, 3 mars 2011 NOA - Banka Botërore, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
  • Zv.ministri Peka në Slloveni: Mbështetje për punën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar E enjte, 3 mars 2011, NOA- Zëvendës ministri i Brendshëm Avenir Peka mori pjesë për dy ditë rresht në konferencat e organizuara në Slloveni në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Europën Juglindore.
  • DASH: Shqipëria përparim në luftën kundër drogës, por sërish aktiviteti më fitimprurës Doto ilustruese E enjte, 3 mars 2011, NOA- Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport të publikuar pasditen e sotme deklaron se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
  • Thaçi: Ushtari amerikan sublimon vlerat e popullit tim Prishtinë, 3 mars 2011, NOA – “Veprimi i asnjë individi nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes SHBA-ve dhe Kosovës, miqësinë e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe popullit amerikan”, deklaroi sot Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke iu referuar sulmit të djeshëm kur 21-vjeçari Arid Uka
  • Pacolli ngushëllon Obamën: Ekzistenca jonë është varur shumë nga këta trima Prishtinë, 3 mars 2011, NOA – Një ditë pas sulmit në Frankfurt të kosovarit Arid Uka mbi ushtarët amerikanë, Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Presidentit amerikan Barack Obama, duke shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen
  • Belgët blejnë Euromax që e kishin marrë serbët Shumë shqiptarë janë zhgënjyer nga menaxhimi serb i rrjetit Euromax, për arsye se çmimet atje janë ngritur shpesh këto kohë që kur u ble prej tyre dhe për më tepër cilësia e produkteve ra.
  • Balla: Qeveria e Sali Berishës, një lavanteri parash Tiranë, 3 mars 2011, NOA - Mjafton t'i hedhësh një sy deklarimeve të pasurisë të ministrave të Sali Berishës dhe është e lehtë të nxjerrësh përfundimin se kemi të bëjmë me një qeveri - lavanteri.
  • Gjendet fëmija i rrëmbyer, policia: Gjendja shëndetësore e mirë Prishtinë, 3 mars 2011, NOA Update – Gjendet djali pesëvjeçar i rrëmbyer sot herët në mëngjes në Prishtinë. Policia e Kosovës informon se djali u gjet dhe është kthyer tashmë pranë familjes së tij, duke shpjeguar se edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
  • Thaçi: Normalizim me Serbinë Prishtinë, 3 Mars 2011 NOA - “Do të fillojmë me normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë - kjo është një agjendë euroatlantike”.
  • Bisedimet Kosovë-Serbi nisin në 8 mars në Bruksel Prishtinë, 3 mars 2011, NOA - Bisedimet aq të pritshme teknike mes Prishtinës dhe Begradit duket se do të nisin në 8 mars. Lajmin e ka bërë publik ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili bëri me dije se takimi mes dy delegacioneve shqiptare dhe serbe do të zhvillohet në Bruksel.
  • Parashikimi i motit për 4 mars 2011 Tiranë, 3 Mars 2011 NOA - Nje qender me presion te larte atmosferik eshte pozicionuar ne territorin shqiptar duke sjelle kushte te qendrueshme atmosferike.
  • Seanca plenare, detajet e ligjeve që kaluan Tiranë, 3 mars 2011 - Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi një sërë ligjesh të rëndësishme për standardet e integrimit evropian të vendit.
  • Mbyllet seanca, Beqja: Qeveri hajdute; Nishani: Prit verdiktin e Kushtetueses Tiranë, 3 mars 2011, NOA – Seanca plenare e Kuvendit është mbyllur para pak minutash pasi deputetët e mazhorancës tërhoqën fjalimet e tyre për diskutimet e lira jashtë rendit të ditës duke kërkuar që seanca të mbyllej.
  • AMC ofron biseda 1 lek/minutë për thirrjet brenda rrjetit Me moton “AMC i jep vlerë thjeshtësisë”, kompania celulare nxjerr ofertën e re: Abonentët AMCKARTA dhe ALBAKARTA tani mund të flasin brenda rrjetit AMC me 1 lek/minutë
  • Balotelli ndryshon luk, bëhet bjond Angli, 2 Mars NOA - Të rejat nga ish-sulmuesi i Interit, aktualisht në radhët e Manchester City, nuk kanë munguar asnjëherë. Këtë herë diçka e tillë vjen në paraqitjen e tij të jashtme.
  • World Bank and Albania explore options to increase the resiliency of agriculture to climate change Subscribers only. Please send your request: pr@noa.al Tirana March 3, 2011 NOA - The World Bank, the Agriculture, Food and Consumer Protection (MoAFCP) and the Ministry of Environment, Forestry and Water Administration (MoEFWA) of Albania are working together
  • Kosovë, rrëmbehet fëmija në dhomën e gjumit Prishtinë, 3 mars 2011, NOA – Një djalë pesë-vjeçar ndërsa po flinte gjumë në dhomën e tij në shtëpi është rrëmbyr sot në mëngjes në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
  • Berisha: Vrasja e ushtarëve amerikanë akt i shëmtuar terrorist e antishqiptar Tiranë, 3 mars 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha dënoi sot aktin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt dhe plagosjen e dy të tjerëve.
  • Shalsi: Populli s’duron dot më Tiranë, 3 mars 2011, NOA – Pas tensionit në sallën e Kuvendit kanë nisur diskutimet e lira jashtë rendit të ditës. Pas qetësimit të tensionit në Kuvend, deputeti i opozitës Erion Braçe i bëri me dije Kryeparlamentares se në rast të mosrespektimit të procedurës dhe prerjes së fjalës së deputetëve
  • Tension në Kuvend, akuza Topallit, opozita i afrohet podiumit Tiranë, 3 mars 2011, NOA – Deputetët e opozitës i janë afruar foltores së Kuvendit duke akuzuar kryeparlamentaren Jozefina Topalli se ka shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.
  • Sekuestrohen produkte mjekësore kontrabandë Prishtinë, 3 mars 2011, NOA – Pas kontrolleve të nëntë depove farmaceutike në disa qytete të Kosovës policia e hetimit të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Kosovë ka sekuestruar një sasi produktesh mjekësore të futura kontrabandë.
  • AMC brings value to simplicity AMCkarta & Albakarta subscribers can now talk within AMC with just 1 Lek/minute Versioni shqip më poshtë
  • Deputeti Balla përjashtohet 3 javë nga Kuvendi Tiranë, 3 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përjashtuar për tre javë nga Kuvendi, pas fjalimit ku akuzoi ministrat dhe kryetaren e Kuvendit për vjedhje dhe fshehje të pasurisë.
  • Rikthim në vitin e tragjedisë "Tashmë, është e qartë për të gjithë, se ngjarja e rëndë në Gërdec, e cila mori jetët e 26 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosi e i la sakat për jetë dhjetëra të tjerë, ishte pasojë e korrupsionit shtetëror të Qeverisë së Sali Berishës, i cili është implikuar personalisht, vetë, kokë e këmbë, me sojë
  • Balla debate të ashpra në Kuvend me Topallin Tiranë, 3 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar ministrat e kabinetit qeveritar, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave dhe pasurive.
  • Gedafi, në kërkim ndërkombëtar Hagë, 3 mars, NOA - Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë synon të rimbledhë “sa më shpejt të jetë e mundur” provat e nevojshme për të kërkuar një mandat-arresti kundër Gheddafi.
  • Delhaize Group Becomes a Leading Retailer in Southeastern Europe through Acquisition of Serbian Delta Maxi Group Versioni shqip më poshtë Brussels, Belgium – March 3, 2011 NOA - Delhaize Group (Euronext Brussels: DELB - NYSE: DEG), the Belgian international food retailer, announced today that it has entered into an agreement to acquire 100% of the retail company Delta
  • Facebook përmirëson vetëbesimin? Facebook rrit vetëbesimin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në SHBA. Kjo është arsyeja që Facebook na bën të ndihemi mirë.
  • SHBA: Vrasja në Gjermani nuk dëmton marrëdhëniet me Kosovën Prishtinë, 3 mars, NOA - Ambasada amerikanë në Prishtinë, dënoi sot vrasjen e djeshme në Gjermani ndërsa nënvizoi se ky akt nuk dëmton marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
  • Topi me homologun hungarez: Po punojmë për në BE Budapest, (Hungari), 3 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me homologun tij hungarez, Pal Shmid ka theksuar rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian.
  • Berisha- Newman: Shqipëria, rol pozitiv në rajon Tiranë, 3 mars, NOA – Ambasadori i Australisë, Jeremy Roger Newman ka vlerësuar, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, rolin e Shqipërisë në rajon dhe angazhimin e saj në projektet e NATO-s.
  • Kosovë, 1 minutë heshtje për vrasjet në Frankfurt Prishtinë, 3 mars, NOA - Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dënoi ashpër aktin e djeshëm të vrasjes së dy pilotëve ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka.
  • Sherr me thika në Laprakë, arrestohet 27-vjeçari Tiranë, 3 mars, NOA – Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Lapakë të Tiranës. Edmond Çajka, 27 veç ka plagosur me thikë Fiqiri Allarajn 23 vjeç.
  • Putini në Beograd - kthim i Rusisë në Ballkan?! Moskë, 3 mars, NOA - Kryeministri rus, Vladimir Putin, më 23 mars shkon për vizitë në Beograd. Vizita koinçidon me datën e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
  • Hapen ofertat ekonomike për autostradën Tiranë-Elbasan Tiranë, 3 mars, NOA – Janë hapur ofertat ekonomike për tenderin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili tashmë ka hyrë në fazën e tij të dytë dhe morën pjesë 12 kompani prestigjioze nga e gjithë bota.
  • Mediu: Ndryshimet klimatike, temë prioritare në axhendën globale mjedisore Tiranë, 3 mars, NOA - Çështja e ndryshimeve klimatike, përbën sot një temë prioritare në axhendën globale mjedisore; po aq përparësi ka edhe në axhendën e qeverisë shqiptare.
  • 70-vjeçari pi pesticide, nuk i shpëton dot vdekjes Korçë, 3 mars, NOA - Mëngjesin e sotëm, një person i moshuar, ka humbur jetën në mjediset e Spitalit të Korçës. Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, menjëherë u formua grupi hetimor dhe u kryhen veprimet e para hetimore nga te cilat rezulton se viktima është 70-vjeçari Bashkim Kulla
  • Dade: Shtimi i monitorimit nga KiE, tregon se ende kemi probleme Tiranë, 3 mars, NOA - “Rasti i Shqipërisë është sa paradoksal, aq edhe i paprecedentë. Kur një vend nis marrëdhënien e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, mbyll negociatat e madje aplikon për anëtarësim dhe nga ana tjetër vazhdon të monitorohet nga Këshilli i Europës lidhur me kolonat themelore
  • Aksidenti fatal, 32-vjeçari shtyp për vdekje kalimtarin Pogradec, 3 mars, NOA – Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec- Korçë, në afërsi të kryqëzimit të rrugës së fshatit Buçimas.
  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës, synojnë autonominë Preshevë, 3 mars, NOA - Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, u organizua referendumi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku në mënyrë plebishitare popullata shqiptare e këtij rajoni votoi për autonomi politike territoriale me të drejtë t’i bashkohen Kosovës.
  • Nis sot në Durrës, kampionati kombëtar i Peshëngritjes Tiranë, 3 mars, NOA – Nis sot në qytetin e Durrësit, kampionati kombëtar i peshëngritjes, aktiviteti më i madh i këtij sporti në vendin tonë.
  • USAID Donates Vegetable Seedlings to Shkodra Flood Affected Farmers Subscribers Only. To be a subscriber, send your request at pr@noa.al Shkodra, March 03, 2011 NOA - The United States Agency for International Development (USAID) in Albania donated today over 130,000 tomato, pepper and cucumber seedlings to 43 greenhouse farmers who lost their
  • Ilir Gjoni: Demontimi, nuk ka garanci për sigurinë e procesit Tiranë, 3 mars, NOA Update – Qeveria ka një koncept shumë të ngushtë për procesin e demontimit, duke e cilësuar atë thjesht si ushtarak. Një kritikë të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, deputeti Ilir Gjoni, duke theksuar se mungojnë treguesit e garancisë për një
  • Opozita akuzon: U dërguan armë në Libi e Jemen Tiranë, 3 mars, NOA – Seanca e sotme plenare ka nisur me debat mes deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, lidhur me marrëveshjen e re për demontimin e armëve.
  • OST: Nesër ndërprerje energjie në Tepelenë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë Tiranë, 3 mars, NOA – Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se për shkak të punimeve në superstradën Levan -Tepelenë, është e domosdoshme zhvendosja e disa shtyllave të tensionit të lartë, në linjën Ballsh-Memaliaj.
  • KMDLNJ: Qasje diskriminuese në përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të BQK Prishtinë, 3 mars, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është i shqetësuar në lidhje me eliminimin e 19 kandidatëve që kanë konkurruar për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Pasqyra e Shtypit, 3 Mars 2011 Tiranë, 3 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar vendimin e marrë dje nga gjykata e Apelit për lirimin e 3 gardistëve të arrestuar.
  • Tatimet: Muaji shkurt, mbledhja e ardhurave 101.5% Tiranë, 3 mars, NOA - Muaji shkurt i këtij viti, ka treguar sërish ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Kjo është performanca që paraqet administrata tatimore duke treguar më tej se ekonomia po i përgjigjet me ritme pozitive, politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë.
  • Hugo Çavez, ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës në Libi Tripoli, 3 mars, NOA - Krijimin i një blloku të vendeve mike, i cili do të quhej Komiteti i Paqes dhe do të siguronte ndërmjetësimin mes Gadafit dhe kundërshtarëve të tij, është propozimi më i fundit i mbërritur për zgjidhjen e krizës në Libi.
  • Topi sot në Hungari, takime me krerët e lartë Budapest, 3 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi ndodhet sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Hungarisë në krye të një delegacioni, në përbërjen e të cilit, gjendet dhe një grup i rëndësishëm biznesmenësh shqiptarë.
  • UISH: Infermieria produkt i mjekëve, por ata shpesh e shajnë produktin e tyre Tiranë, 3 mars, NOA - Infermieria është produkt i mjekëve, por ata shpesh e shajnë produktin e tyre. Ky është shqetësimi i radhës që ngre Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, i cili pohon se janë infermierët ata që duhet të marrin në dorë të ardhmen e profesionit të tyre, sepse vetëm ata duhet
  • Aguliera arrestohet e dehur SHBA, 3 Mars NOA - Këngëtarja dhe aktorja Christina Aguilera është arrestuar ditën e martë në Los Anxhelos pasi është kapur e dehur në publik, ku diçka e tillë në
  • Samsung njofton lançimin e GT-E2652 dhe GT-E2652W SHBA, 3 Mars NOA - Samsung ka njoftuar këtë javë të riun GT-E2652 dhe GT-E2652W, dy celularë të gamës Champ. Të dy këto lloje ofrojnë një ekran me prekje tepër reziston të formatit QVGA, një fotokamerë 1.
  • Zhurmë në çati, lajmëron policinë dhe zbulon të dashurin e bashkëshortes Itali, 3 Mars NOA - Ka lajmëruar menjëherë autoritetet dhe kjo pasi dëgjoi zhurmë në çatinë e shtëpisë dhe agjentët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe zbuluan se hajduti ishte i dashuri i bashkëshortes së tij.
  • Jo vetëm Kaka do të largohet nga Reali Spanjë, 3 Mars NOA - Për Ricardo Kakà, tashmë është duke u folur shumë se ai mund të kthehet tek Milani dhe duhet theksuar se ai nuk është i vetmi lojtar që mund të largohet nga skuadra e Realit të Madridit, ekip i cili po kërkon të eliminojë disa lojtarë nga organika e saj.
  • Krizë ekonomike, meshkujt në depresion SHBA, 3 Mars NOA - Seksi i fortë aktualisht ka rënë në depresion, ose të paktën është gati duke rënë. Më shumë se gratë, meshkujt do të jenë objekt i depresioneve të forta.
  • Kelly Brook, një engjëll në shkretëtirë SHBA, 3 Mars NOA - Në shkretëtirë, dihet, i nxehti është mbytës, ashtu sikur nuk ka gjë më të mirë se sa të xhirosh në rrobe banje ose vetëm me të brendshme.
  • Parashikimi i motit për 3 mars 2011 Tiranë, 3 Mars 2011 NOA - Dita e enjte do te karekterizohet nga alternime vranesirash me kthjellime ne bregdet dhe ne zonat e ulta NDERSA zonat malore lindore do te dominohen nga vranesira te dendura, ne Veri vranesirat do te shoqerohen me reshje te izoluara shiu dhe debore.
  • Pattinson rrëfehet për Vanity Fair SHBA, 3 Mars NOA - Në kinema është veshur në rolin e një studenti për veterineri dhe ndodhet në kopertinën e “Vanity Fair” në edicionin në SHBA. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, i cili është rrëfyer për revistën amerikane.
  • Baby Gang nga 12 deri 17 vjeç, banda që mbillte terror në Milano: "Ne si Gomorra” Milano, 3 Mars NOA- Imitonin filmin Gomorra, duke grabitur, duke u fotografuar gjysmë lakuriq dhe me sy plot urrejtje. Protagonistët janë katër grabitës milanezë nga mosha 12-17 vjeç, një bandë e vërtetë fëmijësh që ka mbjellë frikë në lagjen Quarto Oggiaro në Milano.