Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DASH: Shqipëria përparim në luftën kundër drogës, por sërish aktiviteti më fitimprurës
English

DASH: Shqipëria përparim në luftën kundër drogës, por sërish aktiviteti më fitimprurës


Doto ilustruese

E enjte, 3 mars 2011, NOA- Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport të publikuar pasditen e sotme deklaron se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Përmes tij deklarohet se ka rënë ndjeshëm kultivimi i këtyre lëndëve, kjo edhe falë politikave agresive të ndjekura nga qeveria kundër saj.

Në raportin vjetor të luftës kundër drogës theksohet se gjatë 2010-ës janë bërë shumë përparime, por pavarësisht kësaj Shqipëria mbetet ende vend tranzit i trafikut të lëndëve narkotike.

Ky fenomen sipas raportit ngelet një sfidë tepër e mprehtë për qeverinë dhe institucionet shqiptare.

Gjithashtu theksohet se sërish në saj të trafikut të drogës po sillen fitime kolosale, madje cilësohet si një ndër aktivitete më fitimprurëse.

Sipas raportit thuhet se forcimi i institucioneve ka luajtur rol kyç në luftën kundër drogës.

Më tej theksohet se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë rol kyç në luftën kundër këtij fenomeni.

a.y/NOA

KOMENTE