Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, 1 minutë heshtje për vrasjet në Frankfurt
English

Kosovë, 1 minutë heshtje për vrasjet në Frankfurt

Prishtinë, 3 mars, NOA - Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dënoi ashpër aktin e djeshëm të vrasjes së dy pilotëve ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka.

Në emër të deputetëve, kryekuvendari Jakup Krasniqi u shprehu ngushëllimet më të thella popullit amerikan dhe familjeve të pilotëve të vrarë. Deputetët pastaj nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur në Frankfurt.

Dje, një i ri nga Kosova qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.

Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik

a.kNOA

KOMENTE