Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peja, e gatshme për regjistrimin e popullsisë
English

Peja, e gatshme për regjistrimin e popullsisë

Pejë, 3 mars 2011 NOA - Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim qendrën rinore “Atë Lorenc Mazreku”, mbajtën sot një debat publik në Pejë për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Synim i debatit ishte identifikimi i nivelit të perceptimit që qytetarët e rajonit të Pejës kanë për procesin e regjistrimin, sfidat me të cilat ata përballen, si dhe mesazhet që mund të përcillen te kategoritë e veçanta të shoqërisë.

Debati, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues të komuniteteve të cilat jetojnë në këtë regjion, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile nga regjioni i Pejës, u përqendrua në perceptimin e qytetarëve të Pejës për procesin e regjistrimit, në sfidat me të cilat mund të përballen institucionet përgjegjëse për regjistrim, dhe në gatishmërinë e institucioneve, përfaqësuesve të komuniteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për të përcjellë mesazhin e regjistrimit te qytetarët e Kosovës.

Debati nxori disa përfundime për sa i përket nivelit të informimit të popullsisë në regjion, sidomos në zonat rurale dhe për kategoritë e margjinalizuara: pleqtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara, si dhe komunitetet jo-shumicë.

Për sa i përket perceptimit që qytetarët kanë për procesin u theksua se ka nevojë për intensifikim të mëtejmë të fushatës informuese për të gjithë qytetarët, përmes mesazheve të thjeshta dhe të kuptueshme për të gjithë.

Po kështu, debatuesit theksuan edhe interesimin e komuniteteve pakicë për t’iu përgjigjur pozitivisht procesit të regjistrimit.

Reshat Nurboja nga Komisioni Komunal i Regjistrimit tha se komuniteti serb kryesisht nuk ka barriera për sa i përket procesit të regjistrimit dhe se ata janë të interesuar të jenë pjesë e tij.

Sfidë paraqet edhe çështja e regjistrimit të bashkatdhetarëve, rritja e nivelit të përkrahjes për krijimin e një rrjeti përmes të cilit përcillet informata, dhe rritja e nivelit të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët për procesin e regjistrimit dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje.

Edhe përfaqësuesit fetarë siguruan pjesëmarrësit se ata do të përdorin të gjithë mekanizmat e tyre që të ndikojnë në krijimin e një mesazhi pozitiv për regjistrimin.

Debati në Pejë është debati i dytë që mbahet në nivel udhëheqësish të organizatave, pas atij të Mitrovicës. Të dhënat e nxjerra nga debatet, në formë analize të detajuar, do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse për regjistrim, si raport orientues.

“IMP” është organizatë partnere e Entit të Statistikës së Kosovës, në komponentën e informimit për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

a.b/NOA

KOMENTE