Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca plenare, detajet e ligjeve që kaluan
English

Seanca plenare, detajet e ligjeve që kaluan

Tiranë, 3 mars 2011 - Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi një sërë ligjesh të rëndësishme për standardet e integrimit evropian të vendit.

Fillimisht Kryetarja Jozefina Topalli njoftoi deputetët me Kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 Shkurt - 17 Mars, të miratuar me konsensus të Konferencës së Kryetarëve.

Më tej deputetët diskutuan gjerësisht dhe miratuan projektligjet e përfshira në rendin e ditës: projektligjin 'Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve", projektligj "Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Europës, për zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë dhe statusin e saj ligjor", projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9668, datë 18.12.2006 "Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”, projektligjin “Për plehrat e përdorimit bujqësor” dhe projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit".

Në fund të rendit të ditës në seancën plenare, deputetët e mazhorancës dhe opozitës zhvilluan diskutimet jashtë rendit të ditës, lidhur me problematika të ndryshme si : heqja e imunitetit nga deputetët e mazhorancës, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit, protestat e opozitës, etj.

Seanca plenare i mbylli punimet në orën 16:15.

e.t/NOA

KOMENTE