Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tatimet: Muaji shkurt, mbledhja e ardhurave 101.5%
English

Tatimet: Muaji shkurt, mbledhja e ardhurave 101.5%

Tiranë, 3 mars, NOA - Muaji shkurt i këtij viti, ka treguar sërish ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave tatimore.

Kjo është performanca që paraqet administrata tatimore duke treguar më tej se ekonomia po i përgjigjet me ritme pozitive, politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë.

“Në muajin shkurt 2011, të ardhurat janë realizuar në masën 12.4 miliardë lekë nga 11.2 miliardë lekë të realizuara në shkurt 2010, rreth 1.2 miliardë lekë më tepër ose 10.3% më shumë. Ndërsa, krahasuar me tragetin e vendosur nga Ministria e Financave, rezulton realizim në masën 101.5%”, citojnë burimet zyrtare tatimore.

Duke saktësuar më tej se “edhe rimbursimi faktik i TVSh-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor ka vazhduar të ecë në hapa pozitive, ku vetëm gjatë muajit shkurt ndaj subjekteve janë rimbursuar rreth 500 milionë lekë TVSH.

Të gjithë treguesit e mësipërm, janë realizuar dhe i kanë dhënë biznesit një hapesirë më të madhe për t’u bërë më i ndërgjegjshëm në deklarimet dhe pagesat e tatimeve, duke patur parasysh lehtësimin e krijuar për ta, nëpërmjet deklarimit elektronik të formularëve të ndryshëm tatimorë.

n.e/NOA

KOMENTE