Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Buxheti shumë shpejt në Kuvend, falenderoj opozitën për prishjen e bojkotit
English

Thaçi: Buxheti shumë shpejt në Kuvend, falenderoj opozitën për prishjen e bojkotit

Prishtinë, 3 mars 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën parlamentare, lidhur me përgatitjen e projekt-buxhetit për vitin 2011, deklaroi se ai brenda pak kohësh do të vij në Kuvend.

“Ne shumë shpejt do ta sjellim projekt-buxhetin në Kuvend, pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës është zgjedhur tash e tetë ditë dhe natyrisht se konsultat janë të nevojshme dhe të domosdoshme. Në projekt-buxhet do të jenë të përfshirë edhe premtimi i pagave, ashtu siç kemi premtuar dhe garantuar”, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi se, pret që Kuvendi ta miratojë këtë muaj.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se, “Kam besim të plotë në këtë projekt-buxhet. Se sa do të vonohet do të varet edhe nga ju, domethënë nga Kuvendi, sepse Qeveria do të procedojë në kohë të rregullt dhe procedura të rregullta. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se edhe sa i përket kësaj vonese, gjithë qytetarët e dinë pse ka ardhur deri te kjo vonesë, për shkak të zhagitjes së madhe të procesit elektoral, të gjithë spektrit politik, por më së tepërmi të atyre që s’pajtoheshin me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Në mbyllje të fjalës së tij ai falënderoi opozitën për thyerjen e bojkotit dhe kthimin në Kuvend.

a.y/NOA

KOMENTE