English

Vritet ushtari britanik, qeni i tij ngordh nga infarkti

Londër, 3 Mars NOA- Liam Tasker, një ushtar britanik gjatë një patrullimi në Afganistan me qenin e tij të pandashëm, Theo, u përfshi në luftime me talibanët në Nahr-e Saraj dhe vdiq nga plagët e marra. Për fat të keq gjatë kthimit në bazën ushtarake britaneze, ngordh dhe Theo nga një atak në zemër.

Miqësia midis ushtarit britanik me mision në Afganistan e Irak dhe Theos, qenit anti-bombë kishte lindur dhe ishte rritur gjatë operacioneve ushtarake, ku ata merrnin pjesë së bashku.

a.e./NOA

KOMENTE