English

Kërkohej për vjedhje, arrestohet pas një viti

Shkodër, 4 mars, NOA – Pas gati një viti policia e Shkodrës ka arritur të vërë në pranga një person të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Renato Malocaj, banues në fshatin Trush, Komuna Bërdicë Shkodër, i cili kërkohej nga drejtësia për veprën penale të vjedhjes dhe kërcënimit.

Arrestimi i tij është bërë dje rreth orës 20.00, nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Malocaj ka qenë i shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim datë 11.02.2010, e ka dënuar atë për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “ Kanosje”.

a.k.NOA

KOMENTE