Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 marsi, OKB nxit fuqizimin e gruas në Shqipëri
English

8 marsi, OKB nxit fuqizimin e gruas në Shqipëri

Nju Jork, 7 mars 2011, NOA – Kur ashtu si në mbarë botën edhe në Shqipëri do të festohet 100 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Gruas nesër në 8 Mars, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara theksojnë nevojën që qeveria, shoqëria civile, sektori privat, media dhe gratë e burrat në veçanti të bashkojnë forcat për të bërë ndryshimet e nevojshme në ligje, politika, qëndrime dhe sjellje për të siguruar që të gjitha gratë shqiptare të marrin pjesë plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore.

“Dhuna në familje në Shqipëri mbetet i përhapur gjerësisht. Gjysma e grave shqiptare tregojnë se kanë vuajtur nga një formë e abuzimit ndërkohë që të paktën 31% kanë vuajtur nga abuzimet fizike dhe 13% nga abuzimet seksuale. Vetëm 33% e personave që janë regjistruar në arsimin e mesëm profesional janë gra. Numri i grave në parlament është rritur nga 7% në vitin 2005 në 16% në vitin 2009. Më pak se 3% e kandidatëve për postin e kryetarit të bashkisë në vitin 2007 ishin gra dhe nga 33 gratë që kandiduan, vetëm 9 fituan. Ne qeveri ka vetem nje grua”, thuhet në deklaratën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon mbështetja e përparimit të shpejtë të grave nuk është vetëm moralisht e drejtë, por i shërben edhe zhvillimit politik dhe ekonomik.

100 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Gruas shënon gjithashtu një angazhim të rinovuar nga sistemi i OKB-së për të përshpejtuar qëllimet e Organizatës mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e femrave me ngritjen e agjencisë së OKB-së UN Ëomen, e cila u lançua zyrtarisht më 24 shkurt.

OKB-ja nxit Shqipërinë që t'i përmbushë angazhimet për mosdiskriminimin, trajtimin e barabartë të burrave dhe të grave, pjesëmarrjen publike në vendimmarrje, dhe mbështetjen për shoqërinë civile.

OKB-ja nënvizon se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj për zbatimin e ligjeve dhe politikave për barazinë gjinore, duke përfshirë këtu edhe një kuotë përfaqësimi prej 30% në organet vendimmarrëse”.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme vendore, OKB-ja nxit zbatimin e këtyre kuotave për t'i dhënë një kuptim të vërtetë të drejtave të grave për të votuar dhe për të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike pa u diskriminuar.

Organizata e Kombeve të Bashkuara gjithashtu bën thirrje për një monitorim efektiv të zbatimit të këtyre kuotave, nga ana e shoqërisë civile, qeverisë dhe partive politike.

OKB apelon se edhe media ka një rol të rëndësishëm në ndryshimin e nevojshëm të sjelljes dhe në përgëzimin e arritjeve të grave.

mit/NOA

KOMENTE