Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet pedofili homoseksual, akuzohet dhe për incest
English

Arrestohet pedofili homoseksual, akuzohet dhe për incest

Sarandë, 8 mars, NOA – Policia e Sarandës bën të ditur se ka arrestuar dje një person që kërkohej prej disa kohësh,pasi akuzohej për incest dhe pedofili.

Personi i arrestuar është Dh. M, 31 vjeç, banues në Levan Fier. DH.M akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona brenda familjes dhe me të mitur. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia dhe vetëm dje është bërë e mundur që të arrestohet në Sarandë rreth orës 15:00.

Pas arrestimit materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” parashikuar nga nenet 100, 106 të Kodit Penal.

Sipas nenin 106, “kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet”.

a.k/NOA

KOMENTE