Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 8 Mars 2011

  • Sulmi mbi Kullat Binjake: Për herë të parë një video e re (Video) Nju Jork, 8 Mars 2011 NOA - Një video rreth 12-13 minutëshe, krejt e re, që daton në 11 shtator 2001, por e patransmetuar deri tani, është hedhur ditët e fundit në internet.
  • Aksident në Vlorë, plagoset kryetari i Bashkisë Vlorë, 8 Mars 2011 NOA – Kryetari i Bashkisë së Orikumit është plagosur sonte në mbrëmje në një aksident rrugor ku lëndime ka marrë edhe një punonjës i policisë kufitare.
  • Gween Stefani: Dua të ha, e urrej palestrën E martë, 8 mars 2011, NOA- Këngëtarja me famë botërore Gween Stefani ka deklaruar se dëshiron të konsumojë shumë ushqime pa u detyruar të bëj fiskulturë.
  • Vetëvritet studentja në Tiranë, dyshohet për shkak se ngeli në stazh Tiranë, 8 Mars 2011 NOA – Një studente i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetëhelmuar me bar miu. Para pak minutash u konfirmua nga Spitali Ushtarak, vdekja e të resë.
  • Krasniqi: Qeveria ka të drejtë të negociojë edhe pa konsensusin e Parlamentit Prishtinë, 8 mars 2011, NOA- Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ditën e sotme ka deklaruar se Qeveria mund i vazhdojë negociatat edhe pa konsensusin e Parlamentit.
  • Aksidentohet Kanan Braho, kryetari i Bashkisë Orikum Vlorë, 8 mars 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Orikumit rreth 30 minurta më parë ka pësuar një aksident. Kanan Braho, i cili ka pësuar aksidentin ndërsa ka pasur në përdorim makinën e Bashkisë, është përplasur me një tjetër makinë të policisë kufitare.
  • Edhe pas ultimatumit, Gedafi vazhdon sulmet E martë, 8 mars 2011, NOA- Opozita në Libi ka shtuar kërcënimet ndaj Muamar Gedafit, madej i ka lëshuar edhe ultimatum atij për të ndaluar sulmet dhe për tu larguar nga vendi dhe nga drejtimi i tij.
  • Zvicra e Austria, 4 milion euro për zhvillimin e Shkodrës dhe Lezhës E martë, 8 mars 2011, NOA- Qeveria e Austrisë dhe ajo e Zvicrës kanë dhënë mbi 4 milion euro për financimin e një programi për zhvillimin rajonal i cili do të asistojë Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.
  • Athinë, digjet fabrika, humbin jetën 4 emigrantë Athinë, 8 mars 2011, NOA- Një magazinë e cila ndodhej në njërën prej lagjeve të Athinës, është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar duke shënuar viktima.
  • Thellohet rreziku i humbjes së parave të shqiptarëve në Greqi SHBA, 8 Mars 2011 NOA/ Saimir Lolja - Agjencia e analizës financiare Moody’s e vlerësoi sot borxhin shtetëror (bonot e thesarit) të Greqisë më poshtë se niveli i hedhurinave.
  • Prodhonte armë dhe kërcënonte me to, përfundon mbas hekurave 30 vjeçari Lezhë, 8 mars 2011, NOA- Ditën e sotme policia e Lezhës ka vënë në pranga Alfred Fizin, 30 vjeç, banues në fshatin Dajç të rrethit Lezhë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas rezultonte person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”
  • Bisedimet teknike, një lajm shumë i keq për Kosovën Prishtinë, 8. Mars 2011 - Fillimi i “bisedimeve teknike” në mes të Kosovës dhe Serbisë është një lajm shumë i keq për Kosovën, vlerëson Lëvizja për Bashkim, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Aksident në Fier, plagosen dy persona Fier, 8 mars 2011, NOA- Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, pas atij në fshatin Gjergjan në Elbasan. Aksi nacional Seman-Fier ka shënuar dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve me targa të huaja.
  • Sondazhi i NOA: 64 për qind, jo zgjedhjeve të parakohshme Ndërkohë sot ka nisur sondazhi i ri i NOA: A do të kandidojë sërish Edi Rama për të qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Merrni pjesë edhe ju në këtë sondazh
  • Bisedimet e para pas tre vjetësh Bruksel, 8 Mars 2011/ Augustin Palokaj - Ndonëse me disa vonesa, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë do të fillojë të martën, më 8 mars, në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
  • Kosovë-Serbi, si sfidë e BE Nga "The Independent" Aftësia e Bashkimit Evropian për të qenë i unifikuar në qëllimet e politikës së jashtme shpeshherë është nënvleftësuar në Britani, ku dështimet janë përkrahur apo sukseset janë injoruar.
  • 8 Marsi - i harruar atje ku filloi, në Perëndim! Nga Daisy Sindelar Këtë vit shënohet 100-vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Grave, 8 Marsi, datë që në shumë pjesë të botës ka shërbyer si zëvendësim për Ditën e Shën Valentinit, me dhurata në formë të luleve dhe me çokollata, por me pak diskutim për të drejtat e grave.
  • Kosovë-Serbi, startojnë bisedimet Bruksel, 8 mars 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë ka filluar zyrtarisht dialogu i shumëdebatuar mes Kosovës dhe Serbisë. Nën ndërmjetësinë e përfaqësuesit të Bashkimit Europian Robert Cooper delegacioni i Prishtinës do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa
  • Anulohet regjistrimi i popullsisë Shkup, 8 Mars 2011 - Është anuluar regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i paraparë të mbahet nga data 1 deri më 15 prill. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili për këtë çështje ka biseduar me partnerin e koalicionit, kryeministrin Nikolla
  • Kryenegociatorja e Kosovës: Për çfarë do flasim me Serbinë Prishtinë, 8 Mars 2011 NOA/DW – Bekim Shehu - Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, beson në pajtimin historik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  • Maqedoni, Qeveria miraton Kodin Zgjedhor, voton diaspora Shkup, 8 mars 2011, NOA- Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se Qeveria sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor.
  • Obama ndryshon kursin në politikën ndaj Guantanamos Kampi i shumëdiskutuar i të burgosurve në Guantanamo me sa duket nuk do të mbyllet: pas një faze dy vjeçare, presidenti i SHBA, Barack Obama miratoi procese të reja gjyqësore ushtarake në kamp.
  • Kantrimen: Statusi i Kosovës, një kapitull i mbyllur Uashington, 8 Mars 2011 - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
  • Elbasan, rëndohet bilanci i aksidentit, pas viktimës, 2 të aksidentuar bien në koma Elbasan, 8 mars 2011, NOA- (Update) Nga aksidenti i ndodhur pak më parë në aksin rrugor Cerrik-Elbasan, mësohet se dy nga të aksidentuarit kanë përfunduar në koma.
  • Dhuna me bazë gjinore Dhuna me bazë gjinore jo vetëm shkatërron jetët e vajzave e grave, familjeve, bashkësive, por edhe i vjedh botës talentin për të cilin ka nevojë urgjente
  • Sarandë, bie në pranga 1 trafikant, 2 agresor shpallen në kërkim Sarandë, 8 mars 2011, NOA- Policia e Sarandës ka arrestuar tre shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mbrëmjen e djeshme u bë kapja e shtetasit në kërkim, Florin Ndue Deda, 24 vjeç, lindur në fshatin Domgjon Mirditë dhe banues në fshatin Shëndelli, Komuna Xarë, rrethi Sarandë.
  • Deputetet socialiste: Ne jemi shoqe bulevardi Tiranë, 8 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – “Ka një alternativë, ka akoma një shpresë, kanë akoma një shpresë gratë shqiptare dhe kjo është Partia Socialiste”.
  • Rrëmbimi i fëmijës, kapen 2 të dyshuar Pejë, 8 Mars 2011 NOA - Arrestohen dy persona të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës në Prishtinë. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se sot në orët e pasdites në rrugën Gjergj Fishta të komunës së Lipjanit dhe në rajonin e Pejës janë arrestuar dy persona si të dyshuar të përfshirë
  • Përplasen motorrat, vdes 1, në gjendje kritike 4 të tjerë Elbasan, 8 mars 2011, NOA- Pak minuta më parë një aksident me përmasa tragjike i ka marrë jetën një njeriu. Aksi Elbasan-Cerrik ka qenë vendi ku është shënuar aksidenti, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë të cilët kanë marrë plagë të rënda.
  • Sakrificat e femrës Çdo individ, çdo familje, çdo komb dhe çdo shoqëri, kanë në themel të arritjeve, të suksesit, të ngritjes, të lartësimit më shumë se çdo gjë tjetër, sakrificën njerëzore.
  • Presidenti u uron 8 Marsin ushtarakeve të Forcave të Armatosura Tiranë, 8 Mars 2011 NOA - Me rastin e 8 Marsit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot gjithashtu ushtarake, pjesëmarrëse në të tria llojet e Forcave të Armatosura në Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Forcat Detare, si dhe në Shërbimet e tjera Mbështetëse të ushtrisë shqiptare.
  • Topi: Jam i shqetësuar për gjuhën e dhunës mes grave Tiranë, 8 Mars 2011 NOA - Presidenti i Republikës Prof Dr Bamir Topi priti sot paradite drejtuese të disa prej organizatave jofitimprurëse të cilat mbrojnë të drejtat e interesat e grave në të gjitha fushat e të drejtat e njeriut në përgjithësi.
  • Ashton përshëndet nisjen e dialogut Kosovë-Serbi Bruksel, 8 mars 2011, NOA –Kryekomisionerja e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE Catherin Ashton përshëndeti nisjen e dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të startojnë sonte në mbrëmje në orën 19.
  • Parashikimi i motit, 9 Mars 2011 Tiranë, 8 Mars 2011 NOA - Ne kushtet e motit te kthjellet dhe te ftohte do te mbetemi edhe gjate dites se neserme. Zonat e ulta dhe bregdetare do te vijojne me kthjellime ndersa vranesira te lehta do te kete ne zonat malore.
  • Leskaj: Gratë s’janë të lira nën dhunën verbale të kryeministrit Tiranë, 8 mars 2011, NOA - ...Gratë nuk mund të jenë të lira në varfërinë e tyre. Nuk mund të jenë të lira nën dhunën verbale të ushtruar çdo ditë nga kreu i qeverisë për gra, nëna e motra.
  • Pi një filxhan kafe, NDGSH, mani “festim” për gruan Tiranë, 8 mars 2011, NOA – Duke pirë kafe me një filxhan ku shkruhej një mesazh kushtuar grave, është një gjetje e veçantë për Ditën e Gruas. Aq më shumë kur pas kafesë së servirur në një nga kryqëzimet më të rrahura nga qytetarët e Tiranës ata që pijnë kafenë e servirur falas ofrojnë edhe ndihmesën
  • Siberi, lajme të reja mbi alienët Siberi, 3 Mars NOA - Lajmet e fundit nga fronti i alienëve: UFO-të jo vetëm që ekzistojnë, por dhe flasin në gjuhën e maceve. E përditshmja britanike “Daily Mail” ka lëshuar një histori më kufi me realitetin: një takim të tipit të tretë në ritmin e “miao miao”.
  • 8 marsi, Vetëvendosja: Shteti të financojë shëndetin e qytetarëve Prishtinë, 8 mars 2011, NOA - “Nuk Duam Lule, Duam Sigurim dhe Shërbime Cilësore Shëndetësore”. Ishte kjo motoja e protestës së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës e zhvilluar sot në Prishtinë me kërkesat e të cilës u solidarizua edhe Lëvizja për Vetëvendosje.
  • Kim Kardashian tashmë dhe këngëtare SHBA, 4 Mars NOA - Të gjithë atyre që e akuzojnë se shfaqet nëpër të gjitha revistat botërore pa ditur të bëjë asgjë, Kim Kardashian iu përgjigjet duke shpikur një profesion të ri : atë të këngëtares.
  • Kapet në përpjekje për t’i shpëtuar rrethimit i shumëkërkuari Vukatanë, Shkodër, 8 mars 2011, NOA – Uniformat blu të Shkodrës kanë kapur sot një person të shumëkërkuar e të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Ramazan e Besim Murlani, 11 vjet më parë.
  • Kavanoza me aromë bajgash, bum shitjesh në Gjermani Berlin, 8 Mars 2011 NOA- Kavanoza të mbushur me aromën e jashtëqitjeve të lopëve direkt nga stallat duket se kanë pasur një sukses shitjesh në Gjermani.
  • Basha: Konfiskimi i aseteve, duhet bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësorin Tiranë, 8 mars 2011, NOA - Vlerësimet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën kundër narkotrafikut dhe goditjes së aseteve kriminale ishin lajtmotiv i takimit të 6-të të Bordit të projektit PAMECA III.
  • Arvizu: Populli meriton të shkojë në zgjedhje Elbasan, 8 mars 2011, NOA – Ndërkohë që 8 marsi është data e fundit e regjistrimit të partive për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit, Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nga qyteti i Elbasanit u bëri thirrje partive politike të bashkëpunojnë për të arritur standardet më të mira demokratike
  • 20 gra intelektuale kremtojnë 8 marsin pranë Eagle Mobile Tiranë, 8 mars 2011, NOA – 20 gra intelektuale shqiptare do t’i bashkohen Kuvendit të 10-të të Gruas që do të zhvillohet në Bruksel në datat 17-20 prill.
  • Unemployment rate in Albania, now 13.49% Subscribers only. Please send your requestL pr@noa.al Tirana March 8, 2011 NOA - Although there are over a million people in the labour force, unemployment in the 4th quarter rose to 13.
  • PS: Nuk tolerohet më Basha, njëherë hajdut më pas vrasës Tiranë, 8 mars 2011, NOA – Ndërkohë që kandidati më i përfolur i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi në Ditën e Gruas dhe Nënës se duhet të rritet edhe më shumë numri i grave në pushtetin vendor e në polici, selia rozë ka reaguar duke i kujtuar Bashës se
  • Topalli: Gruaja, dora që tund botën… Tiranë, 8 mars 2011, NOA – “Dikush thotë se nëna është perëndesha e dashurisë. Librat shkruajnë se dora që tund djepin, tund botën. Unë besoj, edhe si perëndeshë e dashurisë, edhe si dorë që tund botën, për gratë, kur duan, nuk ka barriera që nuk kapërcehen, nuk ka mrekullira që nuk bëhen!
  • Supporters of Albania's opposition Socialist Party shout slogans during a protest by women Subscribers only. Please send your request: pr@noa.al Tirana March 8, 2011 NOA - Supporters of Albania's opposition Socialist Party shout slogans during a protest by women to mark International Women's Day in front of the government building toady in Tirana
  • Dialogu Prishtinë-Beograd, Berisha: Kapitull i ri në rajon Tiranë, 8 mars, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar sot nisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet teknike. Në një deklaratë për mediat Zyra e Kryeministrisë njofton se “kryeministri Berisha përshëndeti fillimin e dialogut midis dy vendeve, si një proces i domosdoshëm për konsolidimin
  • Xhixho: Politika të dëgjojë qytetarët Tiranë, 8 mars, NOA - Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e shoqëruar nga dhjetëra të rinj dhe të reja ka zhvilluar sot një tur takimesh derë më derë me gra të njësisë nr.
  • 100th Anniversary of International Women’s Day By Alexander Arvizu US Ambassador, Tirana (March 8, 2011) On this 100th anniversary of International Women’s Day, it is important to recognize that women globally have made significant gains.
  • PS hyn në zgjedhje, regjistrohet në KQZ Tiranë, 8 mars, NOA – Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 8 majit.
  • Basha: Më shumë gra në polici dhe pushtet vendor Tiranë, 8 mars, NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha uroi me rastin e 8 Marsit, në një takim festiv, punonjëset e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
  • OSBE: Partitë të marrin pjesë në zgjedhje Elbasan, 8 mars NOA – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka kërkuar sot nga partitë politike në vend që të jenë pjesë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të tetë majit.
  • Ministria e Jashtme: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur Tiranë, 8 mars, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme thekson se dialogu zhvillohet si “dy shtete të pavarura e sovrane për zgjidhjen e çështjeve të dobishme e praktike në shërbim
  • Pollo: Do të ndërtohen 500 km rrugë gjatë 2011 Tiranë, 8 mars, NOA Fondi Shqiptar i Zhvillimit këtë vit do të ndërtojë 500 km rrugë dytësore në gjithë vendin me një vlerë prej 72 milionë dollarë.
  • Gërdeci, një proces që po zvarritet gjatë "Lejomëni të shfrytëzoj këtë mundësi t’ju kujtoj të gjithë atyre të përfshirë në sistemin gjyqësor për përgjegjësinë e veçantë, si dhe t’u bëj apel ndërgjegjes së tyre që të bëjnë gjithçka që duhet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë të prekshme".
  • Wollfarth: Gredeci, drejtësia të vihet në vend Elbasan, 8 mars, NOA – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfart i ka bërë apel sot organeve të drejtësisë që të mos zvarrisin më gjatë procesin gjyqësor të tragjedisë së Gërdecit.
  • Rrihte e terrorizonte 60 vjeçarin, në kërkim 1 person Sarandë, 8 mars, NOA – Nuk është mjaftuar vetëm duke e goditur me grushte dhe me shkelma, por e merrte çdo ditë në telefon dhe e kërcënonte. Policia ka shpallur në kërkim Vasil Leonidha Dako, 34 vjeç, banues në fshatin Cerkovicë Sarandë, pasi prej dirsa kohësh ka dhunuar dhe ka ofenduar një bashkëfshatarin
  • Haxhinasto: Pas 8 majit, reformë zgjedhore e plotë Tiranë, 8 mars, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka deklaruar sot se pas zgjedhjeve të 8 majit duhet që klasa politike të bëjë një reformë zgjedhore të plotë.
  • Arrestohet pedofili homoseksual, akuzohet dhe për incest Sarandë, 8 mars, NOA – Policia e Sarandës bën të ditur se ka arrestuar dje një person që kërkohej prej disa kohësh,pasi akuzohej për incest dhe pedofili.
  • Rrahën kryetarin e komunës, ndalohen dy persona Sarandë, 8 mars, NOA – Dy persona janë ndaluar dje nga policia e Sarandës, pasi kanë rrahur kryetarin e komunës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshati Vergo në Delvinë.
  • Leskaj: Gratë nuk mund të jenë të lira në varfëri Tiranë, 8 mas, NOA – “Gratë nuk mund të jenë të lira në varfëri”. Me këto fjalë u është drejtuar grave protestuese deputetja e PS-së Valentina Leskaj.
  • Xhaçka: Unë jam një shoqe bulevardi Tiranë, 8 mars, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste tha sot në protestën e grave opozitare se sot është koha për të shprehur indinjatën ndaj qeverisë dhe gjuhës së përdorur nga kryeministri Sali Berisha.
  • Ligori: 8 Marsi, festohet në regjimet diktatoriale Tiranë, 8 mars, NOA – Në regjimet diktatoriale, festohet 8 Marsi. Kështu është shprehur në protestën e Partisë Socialiste, deputetja Shega Ligori, ndërsa në Pallatin e Kongreseve, mazhoranca është duke festuar ditën e 8 Marsit me gratë e saj mbështetëse.
  • Dialogu Prishtinë-Beograd nis në mbrëmje, vonohet delegacioni kosovar ruksel, 8 mars, NOA - Bisedimet midis palës kosovare dhe asaj serbe të parapara për të filluar pasdite janë shtyrë për një mbrëmje, për shkak se të vonesës së ekipit negociator të Kosovës.
  • Berisha: Vajzat shqiptare, të bukurat e dheut Tiranë, 8 mars, NOA Update – Vetëm me ndihmën dhe këmbënguljen e grave, ky vend u shndërrua nga më i varfri në Evropë, në një vend shembull dhe në një vend që sot lëviz pa viza.
  • Kryeministri: Nënat, lindën prijësat e këtij kombi Tiranë, 8 mars, NOA – Bashkë me qumështin e gjirit, nënat shqiptare u kanë mëkuar fëmijëve të tyre dashurinë për kombin. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë festive me rastin e 8 Marsit, organizuar nga Partia Demokratike, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
  • Topalli: Nuk ka forcë më të madhe, se e gruas Tiranë, 8 mars, NOA – Nga tryezat e familjes, tek ato të vendimmarrjes, gratë shqiptare kanë luftuar dhe janë përpjekur për të arritur barazi me burrat, duke qëndruar të forta para çdo lloj vështirësie.
  • Tahiri çon përjashtimin në Kushtetuese Tiranë, 8 mars, NOA – Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tij mbi shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit të marrë nga Kuvendi për përjashtimin e tij nga punimet plenare.
  • Basha: Gratë, një kontribut i madh në shoqëri Tiranë, 8 mars, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ka përshëndetur sot të gjitha punonjëset e sektorit të policisë për ditën e 8 Marsit.
  • Post-Mubarak, zyrtarizohet qeveria e re në Egjipt Kajro, 8 mars, NOA – Në Egjipt po fryn era post-Mubarak. Pasi vendi afrikano-verior ka kaluar fazën e protestave, duket se ai po kalon me radhë të gjitha etapat e duhura deri në krijimin e një stabiliteti të qëndrueshëm politik.
  • Pasqyra e Shtypit, 8 Mars 2011 Tiranë, 8 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin për zgjedhjet e 8 Majit, duke dhënë detaje mbi kandidimet e kaheve politike, si edhe debatin në KQZ për komisionerët, pasi PS paraqet propozimet e saj.
  • 8 Marsi, opozitaret sot “festojnë” me protesta Tiranë, 8 mars, NOA – Disa do festojnë dhe disa do protestojnë. Kjo është axhenda festive e 8 Marsit, që kanë parashikuar gratë e përfshira në politikë.
  • Sot 8 marsi, dita e Nënës apo e Gruas?! Tiranë, 8 mars, NOA – Sot është 8 Marsi, dita e cila në Shqipëri njihet nga të gjithë si “Dita e Nënës”, por në rrafshin ndërkombëtar ajo konceptohet si “Dita e Gruas”.
  • NATO: Gati të ndërhyjmë ushtarakisht në Libi Tripoli, 8 mars, NOA – Aleanca e Atlantikut të Veriut paraqitet e gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi, nisur nga gjendja e përkeqësuar atje ditët e fundit.
  • Nisin sot bisedimet Kosovë-Serbi Bruksel, 8 mars, NOA – Ditën e sotme pritet që të nisin bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, për negociatat mbi zgjidhjen e disa çështjeve në interes të përbashkët.
  • Premier Berisha inaugurates new high school in Paskuqan and marks Teachers' Day Subscribers only. Please send your requestL pr@noa.al Tirana March 8, 2011 NOA - Prime Minister Sali Berisha attended today the inauguration ceremony of “Gramoz Palushi” new high school in Paskuqan and congratulated all Albania teachers for the March 7, the
  • Berisha: Teachers open door into house of knowledge, the most wonderful edifice mankind has ever built Subscribers only. Please send your requestL pr@noa.al Tirana March 8, 2011 NOA - On occasion of March 7, the Teacher’s Day, Prime Minister Sali Berisha hosted a special meeting of teachers from all over Albania at the venues of the Palace of Brigades.
  • Prime Minister announced the opening of the tender for building of Lushnjë – Berat road and Shkodra bypass Subscribers only. Please send your request: pr@noa.al Tirana March 8, 2011 NOA - Prime Minister Sali Berisha chaired today the routine meeting of the Parliamentary group of the Democratic Party.