English

Ashton përshëndet nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Bruksel, 8 mars 2011, NOA –Kryekomisionerja e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE Catherin Ashton përshëndeti nisjen e dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të startojnë sonte në mbrëmje në orën 19.00 në Bruksel. Baronesha Ashton përmes një deklarate të lëshuar vetëm pak orë para nisjes së bisedimeve Kosovë-Serbi shprehu besimin e saj se kjo është koha e duhur për të nisur bisedimet. Në deklaratën e saj zonja Ashton thekson se “Zgjidhja e problemeve me dialog është rrugë evropiane, ndërsa qëllimi i bisedimeve është të promovohet bashkëpunimi dhe Prishtina ashtu edhe Beogradi t`i afrohen BE-së".

Kryekomisionerja e Jashtme e BE-së shprehu bindjen se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë rrugë praktike për të siguruar që jeta në dy vendet të mund të vazhdojë si duhet. Baronesha Ashton bën me dije se “dialogu është një rast i mirë për të dyja palët, si për Beogradin ashtu edhe Prishtinën”.

Ajo rithekson se diskutimet do të përqendrohen rreth tri temave: bashkëpunimit rajonal, lirisë së lëvizjes dhe sundimit të ligjit, që të gjitha me rëndësi vendimtare për perspektivën evropiane.

Ndërkohë gjatë bisedimeve mes kosovës dhe Serbisë do të marrin pjesë edhe zyrtarë amerikanë.

Në statusin e të ftuarit në këto bisedime të shumëpritura që nisin pas pak minutash do të marrë pjesë edhe Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Contryman.

mit/NOA

KOMENTE