Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vajzat shqiptare, të bukurat e dheut
English

Berisha: Vajzat shqiptare, të bukurat e dheut

Tiranë, 8 mars, NOA Update – Vetëm me ndihmën dhe këmbënguljen e grave, ky vend u shndërrua nga më i varfri në Evropë, në një vend shembull dhe në një vend që sot lëviz pa viza.

Kështu e vijoi fjalën e tij kreu i qeverisë në ceremoninë festive, të organizuar me gratë pranë mazhorancës.

Duke pohuar rolin e padiskutueshëm të femrave në zhvillimin e këtij kombi.

“Eshtë padiskutim edhe kontributi i grave që ne arritëm të realizojmë reformat, të dyfishojmë rrogat, të afrohemi më shumë drejt Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Duke mos lënë pa përmendur edhe arritjet ekonomike, mes tyre edhe realizimin e projektit të autostradës që lidh Veriun me Kosovën.

“Ju duhet të jeni krenare sot sepse Shqipëria, mbi të cilën ju çdo sekondë derdhni dashurinë tuaj të pakufishme, është destinacioni kryesor i planetit, e bukura e dheut, siç jeni ju, gratë dhe vajzat e Shqipërisë”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE