Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gërdeci, një proces që po zvarritet gjatë
English

Gërdeci, një proces që po zvarritet gjatë

"Lejomëni të shfrytëzoj këtë mundësi t’ju kujtoj të gjithë atyre të përfshirë në sistemin gjyqësor për përgjegjësinë e veçantë, si dhe t’u bëj apel ndërgjegjes së tyre që të bëjnë gjithçka që duhet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë të prekshme".

Nga Eugen Wollfarth*

Më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë time që jam këtu në Mjekës me ju ne këtë takim kaq të rëndësishëm.

Si fillim, ndonëse shkurtimisht, ia vlen të ndaj me ju disa mendime mbi atë çka na solli këtu sot së bashku.

Afërsisht tre vjet më parë, në pranverë të viti 2008, Ministria e Mbrojtjes kontaktoi në fillim OSBE-në në lidhje me eliminimin e 34 ton përbërës toksik karburanti raketash të njohur si melange, duke qenë se në të kaluarën OSBE-ja kishte eliminuar lloje të tilla karburanti në vende të tjera dhe ne shpresonim se mund të jepnim ndihmë teknike të ngjashme këtu në Shqipëri, në mënyrë të sigurt dhe të duhur për mjedisin.

OSBE-ja, duke vepruar përmes Forumit të saj për Siguri dhe Bashkëpunim në Vjenë dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri – dëshironin t'i përgjigjeshin pozitivisht kësaj kërkese të Ministrisë, kështu që filloi realizimi i saj.

Katër shtete anëtare, konkretisht Suedia, Finlanda, Greqia dhe Danimarka, ranë dakord të financonin një projekt, i cili u mbyll përfundimisht në fund të 2009-ës, me djegien e fundit të kryer në Suedi. Në mars të po të njëjtit vit, 2008, si rezultat i drejtpërdrejtë i tragjedisë së Gërdecit, u bë e qartë në mënyrë tronditëse se municioni i tepërt i trashëguar përbënte një problem madhor, në atë kohë teknikisht, por sot, me sa duket, edhe një problem akoma më të madh për gjyqësorin.

Ishte ky momenti në vitin 2008 kur Ministria e Mbrojtjes i dërgoi OSBE-së një kërkesë të dytë për mbështetje në eliminimin e municioneve të kalibrit të madh.

Në dhjetor të vitit 2009, në depot e çmilitarizimit në Mjekës dhe Poliçan u dërguan dhe u dhuruan gjashtë sharra, me financim nga Danimarka.

Që nga ai fillim i suksesshëm, mund të them me kënaqësi se sharrat janë përdorur gjerësisht për eliminimin e mijëra tonë municioneve dhe minave kundërtank, pjesa më e madhe e të cilave janë shkatërruar pikërisht këtu në Mjekës.

Pastaj, në prill 2010, në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes, Prezenca nisi një projekt të tretë në lidhje me paketimin, transportin, dhe djegien e 120 tonëve të një tjetër materiali të rrezikshëm kimik, i cili mund të merrte flakë shumë shpejt, ishte helmues, gërryes, dhe ndoshta edhe kancerogjen. Ky projekt u përfundua në muajin gusht të të njëjtit vit.

Dita e sotme përfaqëson nisjen e një projekti të katërt - inaugurimin e një linje kalibri të madh me pesë sharra. Sharrat e inauguruara sot do të ndihmojnë në asgjësimin e municioneve me kalibër 75mm dhe municioneve të tjera deri në 152mm, nga të cilat ka mijëra tonë të tepërt.

Ky projekt u mundësua vetëm nëpërmjet financimit bujar të Gjermanisë.

Këta sharra shtesë do të mundësojnë një rritje prej 7,000 tonësh të normës së eliminimit gjatë vitit 2011. Gjithashtu, ne sot shohim bashkimin e NATO-s dhe NAMSA-s në një përpjekje shumë të suksesshme për trajtimin e municioneve të tepërta, projekt i cili financohet nga Shtetet e Bashkuara.

NAMSA, së bashku me Drejtorin, zotin Karanxha, do të menaxhojnë të katërta linjat e çmilitarizimit këtu në Mjekës.

Jam i bindur se do ketë një bashkëpunim të shkëlqyer midis NAMSA-s dhe personelit këtu në Mjekës. Prezenca mirëpret për të ndihmuar në eliminimin e këtyre municioneve të rrezikshme .

Në kontrast të plotë me procesin e suksesshëm të asgjësimit të municioneve, trajtimi i incidentit të Gërdecit nga gjyqësori nuk ka pasur të njëjtin progres, ashtu siç do të kishim dashur të shihnim të gjithë.

Tani që po afron përvjetori i tretë i i kësaj tragjedie të shkaktuar nga dora e njeriut, publiku shqiptar ende nuk sheh të jetë bërë drejtësi. Procesi po zvarritet tepër gjatë dhe kjo jo vetëm në sytë e të prekurve direkt.

Lejomëni të shfrytëzoj këtë mundësi t’ju kujtoj të gjithë atyre të përfshirë në sistemin gjyqësor për përgjegjësinë e veçantë, si dhe t’u bëj apel ndërgjegjes së tyre që të bëjnë gjithçka që duhet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë të prekshme. Më lejoni t'i uroj shumë sukses Ministrisë së Mbrojtjes në përpjekjet e saj të vazhdueshme në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të nevojshëm.

Më lejoni të theksoj se Prezenca mbetet e gatshme të ndihmojë, nëse i kërkohet, në projekte që çojnë drejt një sigurie më të madhe.

Le të qartësojmë se me eliminimin e gjithë municioneve shtesë në të ardhmen, si një anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe si një vend me aspirata të njohura drejt BE-se, Shqipëria do të jetë një vend mjaft më i sigurt, vend ku qytetarët mund të jetojnë dhe të begatojnë.

Duke ju falënderuar të gjithëve, më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë Qeverinë e Gjermanisë, të përfaqësuar nga ju, ambasadorja Müller-Holtkemper, për kontributin e madh që na mblodhi sot këtu në Mjekës.

*Fjalimi i Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, Ambasadorit Eugen Wollfarth, në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të çmilitarizimit të municioneve në Uzinën e Mjekësit.

NOA

KOMENTE