Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gween Stefani: Dua të ha, e urrej palestrën
English

Gween Stefani: Dua të ha, e urrej palestrën

E martë, 8 mars 2011, NOA- Këngëtarja me famë botërore Gween Stefani ka deklaruar se dëshiron të konsumojë shumë ushqime pa u detyruar të bëj fiskulturë.

Gjatë një interviste të dhënë në mediat Amerikane, ylli i muzikës është shprehur se dëshira e saj për të ngrënë është e pamasë, por për shkak të profesionit, ashtu sikurse edhe shumë artistë të tjerë, ajo rezervohet.

Ajo tha se nëse konsumon sipas dëshirës direkt shëndoshet, dhe për të evituar këtë Stefani ushtrohet me orë të tëra në palestër, edhe pse shumicën e kohës pa dëshirë.

Ajo shtoi gjithashtu se i ka zili vajzat e zakonshme që nuk kanë një profesion si i saji, pasi nuk privohen nga kënaqësitë bazike dhe sipas saj ushqimi është një i tillë.

a.y/NOA

KOMENTE