English

Kavanoza me aromë bajgash, bum shitjesh në Gjermani

Berlin, 8 Mars 2011 NOA- Kavanoza të mbushur me aromën e jashtëqitjeve të lopëve direkt nga stallat duket se kanë pasur një sukses shitjesh në Gjermani.

Menaxherët e projektit thonë se klientët e tyre janë kryesisht fshatarë të cilët kanë lëvizur në qytet dhe duan të kujtojnë shtëpinë e tyre.

Një kavanoz kushton rreth 6 euro dhe mund të porositet në www.stallduft.de (Barnyyard air).

Projektuesja Daniela Dorrer nga fshati Adlkofen në Bavari, Gjermani, thotë: “Shpresojmë të bëjmë të lumtur, personat që i mungon fshati dhe duan të kujtojnë shtëpinë e tyre. Shumica e njerëzve ndjehen nostalgjik për lopët e fshatit. Ne jemi duke planifikuar aroma të tjera të tilla si ajo e kuajve, sanës etj”.

KOMENTE