Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, Qeveria miraton Kodin Zgjedhor, voton diaspora
English

Maqedoni, Qeveria miraton Kodin Zgjedhor, voton diaspora

Shkup, 8 mars 2011, NOA- Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se Qeveria sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor.

Sipas saj, me këto ndryshime rregullohet votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në kodin e ri zgjedhor janë përfshirë edhe të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Kodi zgjedhor mundëson një kornizë ligjore për zgjedhje cilësore, fer dhe demokratike. Me këtë ligj sanskionohen edhe të gjitha ata që shkelin rregullat”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Sipas saj, me këtë Kod të ri zgjedhor i ofrohet edhe LSDM opozitës kushte më të mira për zgjedhje, sikur asnjëherë më pas sa i është ofruar opozitës.

Ajo theksoi se pret që opozita të rikthehet në Parlament dhe të votojë Kodin e ri Zgjedhor, për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(INA)/ NOA

KOMENTE