Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Jashtme: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur
English

Ministria e Jashtme: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur

Tiranë, 8 mars, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme thekson se dialogu zhvillohet si “dy shtete të pavarura e sovrane për zgjidhjen e çështjeve të dobishme e praktike në shërbim të qytetarëve të dy vendeve fqinje”.

Nga ana tjetër në deklaratën e ministrisë së Jashtme theksohet se dialogu është i nevojshëm për jetën e qytetarëve.

“Ne vlerësojmë se dialogu i drejtpërdrejtë mes dy shteteve fqinje e sovrane është i domosdoshëm për zgjidhjet e problemeve, që jo vetëm do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të këtyre vendeve, por njëkohësisht do të kontribuojë për paqe e stabilitet në rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Nga ana tjetër Ministria e Jashtme thekson se mbështet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në këto bisedime.

Në qëndrimin e diplomacisë shqiptare përmendet dhe faktin se Kosova është njohur nga 75 vende.

“Ritheksojmë se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm i njohur nga 75 shtete, që i ka kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon. Rezoluta konsensuale e AP të OKB-së, që mirëpriti mendimin këshillimor të GJND për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, mbylli përfundimisht çështjen e statusit dhe integritetit të saj territorial dhe çdo përpjekje për rihapjen e saj nuk i kontribuon këtij dialogu. Ne do të vlerësonin që ky dialog i nisur në Bruksel do të kontribuojë në mënyrë konstruktive për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha nismat e forumet rajonale e më gjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

a.k/NOA

KOMENTE