Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 8 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 8 Mars 2011

Tiranë, 8 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin për zgjedhjet e 8 Majit, duke dhënë detaje mbi kandidimet e kaheve politike, si edhe debatin në KQZ për komisionerët, pasi PS paraqet propozimet e saj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Arabi i listës së Viçidolit, dhëndrri bigam i Berishajve”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete emrat arabë në listën e zgjedhësve të Viçidolit, fshatit të lindjes së kryeministrit Berisha.

“Kandidimi i Ramës në Tiranë, pesë opinione pro dhe kundër” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Emrat e kandidatëve të opozitës, për rrethin e Fierit”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zbardhet vendimi/ Gjykata: Emmy kishte biznes me Kelmendin”, i cili flet për vendimin e marrë nga gjykata rreth ngjarjes së vdekjes së këngëtares së njohur dhe përfshirjes në të të biznesmenit kosovar, Azis Kelmendi.

“Dritëro Agolli: Ina Rama është heroinë, e kam përgëzuar në telefon për guximin që tregon”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “I prishën krushqinë, plagos babë e bir me armë”; “Dritan Prifti dëshmon 3 orë në prokurori për 70 mijë eurot”; “Komisionet bankare, del vendimi për tarifat tavan” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “OSBE: Politikë si Kazakistani”, i cili citon deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Tiranë.

“Rezhep Qosja: Intelektualët servilë, po na bëjnë dëm” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar opinionit të fundit të dhënë nga akademiku i njohur kosovar.

Kurse “Mediu e dinte trafikun e paligjshëm të armëve në Armeni” flet për trafikun e municioneve.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rikthehet përplasja për komisionerët”, i cili tregon sesi opozita ka dorëzuar emrat në KQZ dhe janë krijuar përplasje për zonat.

“Nuk kishin para për ngrohje, vdes foshnja” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Berisha: Rama të respektojë afatet ligjore për zgjedhjet”, “Ambasadori i SHBA viziton Top Channel ” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “OSBE flet qartë: PS po pengon integrimin”, i cili pasqyron deklaratat e bëra dje nga zv/shefi i prezencës së OSBE, se sjelljet e opozitës po pengojnë afrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Ftoj Edi Ramën në zgjedhjet vendore”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Meta: 8 Maji, jo zgjedhje politike, por administrative”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 8 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE