English

Përplasen motorrat, vdes 1, në gjendje kritike 4 të tjerë

Elbasan, 8 mars 2011, NOA- Pak minuta më parë një aksident me përmasa tragjike i ka marrë jetën një njeriu.

Aksi Elbasan-Cerrik ka qenë vendi ku është shënuar aksidenti, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë të cilët kanë marrë plagë të rënda.

Të plagosurit janë dërguar drejt qendrës spitalore më të afërt për të marrë ndihmën e parë, në mënyrë që të mos ketë një rritje të numrit të viktimave.

Nga të dhënat paraprake mësohet gjithashtu se kanë qenë dy motorra ata që janë përplasur në fshatin Gjergjan.

Burime policore konfirmojnë se shkak për aksidentin mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ajo që ka çuar në përplasjen e mjeteve motorike.

Ndërkaq policia ka nisur punën për zbardhjen e situatës dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

a.y/NOA



KOMENTE