Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thellohet rreziku i humbjes së parave të shqiptarëve në Greqi
English

Thellohet rreziku i humbjes së parave të shqiptarëve në Greqi

SHBA, 8 Mars 2011 NOA/ Saimir Lolja - Agjencia e analizës financiare Moody’s e vlerësoi sot borxhin shtetëror (bonot e thesarit) të Greqisë më poshtë se niveli i hedhurinave.

Kjo domethënë se për ato që blenë bono thesari pas serumit borxh prej 110 bilion/miliard Eurosh të dhënë para 10 muajsh nga Bashkimi Europian dhe FMN nuk do ketë akoma më shumë mundësi t’i marrin parat përsëri në fund të afatit të caktuar.

Ç’domethënë blerje e bonove të thesarit të një shteti?

Kur një person apo institucion blen p.sh. me 100 Euro bono thesari, të cilat kanë një normë përfitimi/interesi p.sh. 2%, atëherë në çastin e nënshkrimit të kontratës ky person apo institucion marrin 2 Euro, kurse 100 Eurot e investuara priten të merren në fund të afatit të caktuar në kontratë.

Çështja lind kur shtetit iu ka tretur si kripa në ujë paraja e grumbulluar nëpërmjet “shitjes së bonove të thesarit”. Në Prill 2010, agjencia financiare Standard & Poor’s e vlerësoi borxhin shtetëror (bonot e thesarit) të Greqisë të barabartë me vlerën e hedhurinave, domethënë praktikisht pa vlerë: zero Euro. Sot, ky borxh shtetëror ka vlerë nën zero Euro. Meqenëse serumi monetar nga jashtë shtetit vetëm se do rrisë thellësinë e mbytjes, qeveria greke tani ka dy mundësi për të gjetur serum monetar të brendshëm:

E para: Të marrë paratë e njerëzve të depozituara nëpër banka dhe me to të paguajë sa të mundet disa miq apo institucione financiare. Megjithatë, ky burim nuk mjafton për të shuar etjen e borxheve të pa paguara. Praktikisht kjo realizohet me falimentime bankash të cilat gdhihen bosh dhe humbin egzistencën e tyre. Qeveria do zgjohet e tronditur për këtë ndodhi të papritur dhe menjëherë do zotohet se do ta kërkojë e më pas do ta mbledhë kripën e tretur në det.

E dyta: Të shesë ishuj e tokë kontinentale dhe tërë pasuritë shtetërore. Kjo do të sillte qetësim ekonomik në Greqi për një kohë të shkurtër dhe anija greke do ishte më e lehtë për t’u tërhequr nga karvani i anijeve të Bashkimit Europian.

KOMENTE