Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvritet studentja në Tiranë, dyshohet për shkak se ngeli në stazh
English

Vetëvritet studentja në Tiranë, dyshohet për shkak se ngeli në stazh

Tiranë, 8 Mars 2011 NOA – Një studente i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetëhelmuar me bar miu. Para pak minutash u konfirmua nga Spitali Ushtarak, vdekja e të resë.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se Ornela Z., rreth 20 vjeçe, lindur në Burrel dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, studente në vitin e tretë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht në stazh për shkak se kishte humbur disa provime, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëflijuar.

Vajza jetonte në konviktin e femrave të Qytetit Studenti dhe ka qenë vetëm në dhomë kur ka pirë fotoksinë në sasi të mjaftueshme për të shkatërruar organet vitale.

Kur është gjetur, ajo është dërguar me urgjencë në spital por vdekja e saj ishte e pashmangshme.

Policia ka nisur hetimet dhe thotë se ka lokalizuar dy pista. Kryesore është ajo e depresionit por shkak të humbjes së vitit akademik dhe kalimit në stazh si rezultat i ngeljes në provime, por po hetohet dhe pista e një lidhjeje dashurie me probleme.

e.t/NOA

KOMENTE